Sali Berisha dhe Obrad Kesiç

Lidhja e ngushtë e Sali Berishës me njeriun e afërt të Milorad Dodik dhe mik të Putinit

15 Qershor 2022, 09:47| Përditesimi: 15 Qershor 2022, 09:52

  • Share

Sali Berisha ka marrëdhënie të ngushtë me Obrad Kesiç, njeriun e afërt të kreut të Republika Srbska-s, Milorad Dodik, i cili e ka emëruar dhe përfaqësues zyrtar të tijin në SHBA, për të lobuar pro politikave të tij.

Dodik, i ndëshkuar pak kohë më parë nga Qeveria e SHBA për pengim të paqes në Bosnjë, ka caktuar Kesiç si njeriu që do të lobojë në Uashington, e sipas gazetës së njohur boshnjake Sarajevo Times, janë harxhuar miliona euro për lobime.

Kesiç, një përkrahës i Vladimir Putinit, ka vizituar Tiranën, ku ka takuar Sali Berishën së bashku me Bob MCEwen, një ish kongresmen republican nga Ohio, një shtet ku lobi serb në SHBA ka qenë gjithmonë i fortë.

Njeriu i Dodik, ka postuar në faqen e tij një foto me Sali Berishën, ku shkruan: “Me mikun tonë prej shumë vitesh, ish-presidentin e Shqipërisë dhe kryetar i PD-së, Sali Berisha”. Vetë Berisha, që nuk lë gjë pa publikuar në faqen e tij nuk ka asnjë informacion në lidhje me takimin që ka zhvilluar në Tiranë me njeriun dhe përfaqësuesin e Milorad Dodikut.

Siç bën të ditur Sarajevo Times, mbi 11 milionë dollar janë shpenzuar nga Dodik për lobime në SHBA që të ndalonte ndëshkimin e tij si një person në Listën e Zezë të qeverisë Amerikane. Një muaj më parë, Departamenti i Thesarit vendosi të shpallë Non grata Dodik, siç një vit më parë Departamenti i Shtetit kishte shpallur Sali Berishën./ TemA

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?