Holanda shtang Gjermaninë e barazon në fund dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Ligës së Kombeve ose në “Final Four”.
Ndeshja e fundit e e grupit A1 ka dhuruar spektakël dhe emocione duke u mbyllur në barazim 2-2 me panzerat që shpërdoruan avantazhin e dyfishtë.
Në Gelsenkirchen të besuarit e Joachim Low marrin avantazhin e dyfishtë që në 20 minutat e para me golat e Werner dhe Sane. Por Gjermania fundoset në fund të takimit.
Tulipanët tregojnë forcë karakteri dhe do të barazojnë me Promes që shënon në minutën e 85-të dhe Van Dijk në minutën e parë shtesë. Me 7 pikë Holanda e mbyll në kryesim grupin A1 të Ligës së Kombeve.
Franca mbetet e dyta dhe Gjermania e treta zbret në Ligën B për edicionin e ardhshëm. Holanda, Zvicra, Portugalia dhe Anglia janë katër ekipet që kalojnë në “Final Four” të Ligës së Kombeve dhe njëra prej tyre do të fitojë trofeun.
Ndërsa në Ligën A për edicionin e ardhshëm ngjiten Ukraina, Bosnje Hercegovina dhe Danimarka.