Liga e Kombeve, ja sa do përfitojë kombëtarja shqiptare

25 Mars 2018, 18:15| Përditesimi: 25 Mars 2018, 23:17

  • Share

Tashmë që shorti i Ligës së Kombeve është hedhur, ku Shqipëria është në një grup me Skocinë dhe Izraelin, UEFA ka shpallur bonuset financiare për 55 ekipet kombëtare. Në total, kombëtaret do të përfitojnë 76.25 milionë euro dhe kampionia e parë do të fitojë 7.5 milionë euro. Liga e Kombeve është kompeticion që do të zëvendësojë shumicën e miqësoreve ndërkombëtare dhe u krijua pas kërkesës së kombëtareve të mëdha, por rritjes edhe të përfitimeve financiare.

Të 55 kombëtaret e UEFA-s janë ndarë në grupe në 4 kategori të ndryshme: Liga A, Liga B, Liga C dhe Liga D dhe do nisin të ndeshen prej muajit shtator, ndërsa finalet do të luhen në qershor 2019. 12 ekipet kryesore të renditura në Ligën A do të fitojnë secila nga 1.5 milionë euro për pjesëmarrjen. Fituesit e grupeve do të marrin 1.5 milionë euro të tjera ekstra dhe avancojnë në turneun final, ndërsa fituesi do të përfitojë edhe 4.5 milionë euro të tjera. 

Liga B do ta shpërblejë çdo skuadër pjesëmarrëse me 1 milion euro, ndërsa ekipet e Ligës C (ku renditet edhe Shqipëria) do të fitojnë 750 mijë euro dhe ato të Ligës D do të arkëtojnë vetëm 500 mijë euro, por të cilat do të dyfishohen nëse do të renditen në vend të parë në grup.

Fituesit e çdo Lige do të kenë mundësi të kualifikohen drejtpërdrejt në Europianin e vitit 2020. Skuadrat që renditen në fund të Ligave A, B dhe C, zbresin një divizion më poshtë, ndërsa ato që janë fitueset e divizioneve D, C dhe B, ngjiten përkatësisht në divizionin pararendës. 

Vetëm në muajin shtator, tifozët kuqezi do të arrijnë të shohin përballjet e para të kuqezinjve, ndërsa faza finale do të luhet në qershor të vitit 2019, në një vit kur nuk ka as Europian dhe as Botëror.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?