Liga e Kombeve, kombëtarja italiane

Liga e Kombeve nis sot aktin e tretë, spikat Itali - Belgjikë! Në fushë edhe Franca me Anglinë

10 Tetor, 13:40| Përditesimi: 10 Tetor, 13:41

  • Share

Liga e Kombeve nis sot me ndeshjet e treta të parashikuara gjatë muajit tetor. Kështu në Ligën A, sot për Grupin 2 zhvillohen takimet Izrael-Francë, parashikuar të luhet në Budapest (20:45) si dhe Itali - Belgjikë (Olimpico, Romë) po në 20:45.

Në Ligën B aty ku militon edhe Shqipëria, do të zbresin sot kombëtare si Anglia, Austria, Norvegjia e Greqia. Në Londër luhet Angli - Greqi, ndërsa në Helsinki, Finlandë - Irlandë.

Po për Ligën B, Austria takohet me Kazakistanin, ndërsa në Oslo Norvegjia pret Slloveninë. Liga C sheh të impenjuara sot çiftet: Letoni- Maqedoni e Veriut (18:00) dhe Ishujt Faroe - Armeni (20:45).

Për Ligën D te të dy grupet 1 dhe 2 nga një takim. Gjibraltar - San Marino (20:45) dhe Moldavi - Andorra (18:00).

Programi i ndeshjeve të sotme në Ligën e Kombeve:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?