Foto ilustruese

Politikë

Ligj për bujqësinë në Kuvend/ Shteti do analizojë tokën për të përcaktuar se çfarë duhet të mbjellë fermeri, hiqen kriteret për subvencionin

8 Tetor 2021, 08:32| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 08:36

  • Share

Në Kuvendin e Shqipërisë është depozituar një projektligj, i cili parashikon disa ndryshime të rëndësishme në ligjin e vitit 2007 për bujqësinë dhe zhvillimin rural, me qëllim rritjen e prodhimit vendas dhe rrjedhimisht edhe të eksporteve të produkteve bujqësore. Nisma është propozuar nga deputeti Agron Duka, i cili është pjesë e opozitës. Nisma ligjore, përpos të tjerave, parashikon që strukturat shtetërore të kryejnë analizat e tokës dhe të ujit, duke orientuar më pas fermerët se çfarë duhet të mbjellin, pra kultivojnë në tokat e tyre. Sipas ndryshimeve, për të gjithë tokën e punuar, duhet të ketë një raport-analizë për cilësinë.

Gjithashtu parashikohet krijimi i një agjencie tjetër për studimin e tregut dhe çmimeve, për të orientuar fermerët për vitin pasardhës se çfarë kulturash duhet të mbjellin.

Nisma ligjore ndryshon edhe skemën e subvencionit të fermerit. Sipas ndryshimeve, qeveria përcakton sektorët prioritar dhe mbështetja për fermerin do të jetë jo më pak se sa 5 vitet vijuese. Aktualisht skema hartohet mbi baza vjetore dhe sipas propozuesit ka problematika në zbatim. Por, ndryshimi më i rëndësishëm konsiston në heqjen e kritereve për fermerët për të përfituar mbështetje nga shteti, si numër krerësh bagëtish, sipërfaqe toke etj. Sipas ndryshimeve, çdo fermer që punon tokën dhe ushtron aktivitet blegtoral përfton pagesa nga shteti.

Projektligji i propozuar parashikon edhe aktivizimin e shërbimit diplomatik për rritjen e eksporteve bujqësore të Shqipërisë dhe thithjen e investimeve të huaja. Për këtë qëllim parashikohet që në çdo ambasadë dhe konsullatë të ketë një zyrë të posaçme. Zyra do të mbledhë informacion për operatorët eksportues të produkteve bujqësore, do monitorojnë zhvillimet tregtare, do të promovojnë bujqësinë shqiptare etj. “Efektet e pritshme janë pozitive pasi do të japin mesazhe të qarta që bujqësia shqiptare është sektor prioritar për vitet në vijim dhe do të sjellë impakt pozitiv për investimet në bujqësi dhe mbajtjen e banorëve në fshat”, thuhet në relacion. Mbetet për t’u parë nëse nisma ligjore do të pranohet nga maxhoranca.

Komento

Komente

  • Iris: 09/10/2021 01:38

    Propozimi eshte shume interesant dhe pervec kesaj,eshte orientues,edukues,jo detyrues,por do doja te shtonin dhe krijimin e burses blekto-bujqesore,si dhe seminareve per fermeret e blektoret,sepse kam pershtypjen qe fermeret tane dine vetem te mbjellin dhe te llogarisin fitimin,por jo humbjen,as nuk e kane idene per llojet e tokave,tregun,kerkese-oferten,etj,per te mos folur per perpunimin.Gjithashtu,nuk do ishte keq te krijohej nje faqe ne internet, ku te jepeshin te dhena orientuese te nxjerra nga bashkepunimi mes inst.bujqesor,gjeologjik,kimise e gjeo-klimatik per te orientuar fermeret me mire.Ketu ku jetoj une,bashke me farat shiten dhe kite per te analizuar permbajtjen e tokave si acidet,sulfuret,etj,gjithashtu ne pakot e zarfat e farave jepen info per kohen kur mbillen,kur kalohet nga kubiku ne toke,cfare toke preferojne,diellin,ujin,thellesine e mbjelljes,temperaturat,etj.

    Përgjigju
    • Vini: 09/10/2021 15:53

      Genjeshtra per te mashtruar njerzit se do ndodhe mbrekullia dhe ti nenshtrohen super çmimeve qe po arine majat cdo dite qe kalon. Nqs do ishte deshira e mire per ta bere kete do e kishin ralizuar vite me pare

  • Ppp: 08/10/2021 07:39

    Ka pa noj here fshat me sy ky propozuesi i ligjit qe po na del me idene se e din ai cfar prodhon toka? Sa pika grumbullimi te prodhimeve bujqesore ka aktualisht dhe sa duhet te kishte ne ralitet kete te ndryshoje zotria pastaj vendos tregu se kush prodhim kerkohet me shume apo ka ardhe noj dore pare nga be per bujqesine dhe tani po beni rregullat se kush do i marri? Dihet se kush... cdo dinacion qe vjen nga be i marrin firmat qe sapo kane hapur ose me mire jane hapur per ti marre sot ne bujqesi dje ne ndertim pardje ne peshkim por jane te njejtet njerez

    Përgjigju
    • B*3: 08/10/2021 11:41

      Asgje s'keni kuptuar ppp... Eshte i njejti ligj ne France e nqs realizohet, fshataret do te demshperblehen nga shteti nqs prodhimi eshte i ulet... Me vjen keq qe shqiptaria ne pergjithesi nuk ben ktitika ndertuese (pozitive). Pervec bardh/zi e gri ka dhe ngjyra te tjera. Propozime te tilla duhen mbeshtetur, pavarsisht ideve politike. Ne fund fitojme te gjithe

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?