Ligji ende në diskutim me grupet e interesit, shtyhet tre muaj fiskalizimi i ri

24 Tetor 2019, 13:38| Përditesimi: 24 Tetor 2019, 18:06

  • Share

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka marrë parasysh vërejtjet e biznesit, duke pranuar të shtyjë me tre muaj aplikimin e sistemit të ri të raportimit fiskal. Aktualisht, bizneset përdorin fatura të printuara ose kupona fiskalë, por një ligj i ri, i cili ende po diskutohet, do të vendosë rregulla të reja.

Ligji për fiskalizimin mendohej të hynte në fuqi nga data 1 janar 2020, por zbatimi real prej bizneseve do të fillojë më 1 prill të vitit të ardhshëm. Këtë e ka deklaruar sot, në takimin me bizneset, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj.

Ajo tha se tre muaj do të shërbejnë si një periudhë testimi nga subjektet. Me sistemin e ri, synohet ulja e nivelit të ekonomisë informale, përmirësimi në mbledhjen e të ardhurave, identifikimi më i lehtë i evazionit, uljen e përdorimit të parasë “cash”, etj. Bizneset duhet të vendosin një system të ri elektronik, në formë aplikacioni, që zëvendëson kasat aktuale fiskale. Më pas, fatura mund edhe të printohet, në rast se një gjë të tillë e kërkon klienti.

Aktualisht, zbatimi i këtij sistemi është në fazën e tenderimit për krijimin e aplikacionit informatik. Nga burime të ministrisë së Financave, mësohet se rreth 100 kompani të sektorit të Teknologjisë së Informacionit kanë shprehur interes për të marrë pjesë në garë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?