Tunel dezinfektimi

Ligji i ri në Kuvend, tunele dezinfektuese në të gjitha pikat kufitare tokësore, ajrore dhe detare

2 Maj 2020, 09:48| Përditesimi: 2 Maj 2020, 09:53

  • Share

Deputeti Edmond Stojku ka propozuar depozituar një projektligj në Kuvend, i cili parashikon instalimin e tuneleve dezinfektuese n në të gjitha pikat e kalimit kufitar tokësor, detar dhe ajror, për dezinfektimin mjeteve të transportit të mallrave, kabinave të tyre dhe kontejnerëve. Sipas nismës ligjore, instalimi i tuneleve dezinfektuese në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së covid-19, do të mundësohet nga Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me autoritetet doganore. Tunelet do të funksionojnë vetëm gjatë periudhave të pandemive dhe epidemive. Sipas nismës ligjore, shpenzimet për dezinfektimin e mjeteve të transportit të mallrave përballohen nga kompania përgjegjëse për ngarkesën.

Projektligji ndryshon nenin 30 të ligjit për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive. Nisma parashikon edhe masa ndëshkuese deri në 100 000 lekë për refuzimin e vendosjes nën dezinfektim të mjeteve të transportit  në të gjitha pikat kufitare. Në relacionin shpjegues, deputeti propozues thekson se “ndryshimet që propozohen të miratohen synojnë të sanksionojnë rregulla për përcaktimin e masave të përshtatshme për dezinfektimin e mjeteve lëvizëse që transportojnë marra në pikat kufitare, në kuadër të masave për përballimin dhe luftimin e përhapjes së infeksionit të shkarkuar nga covid-19”.

Ligji për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve infektive është miratuar në vitin 2016. Kuvendi e ndryshoi për herë të fundit këtë ligj në 16 prill 2020. Ndryshimet e fundit në këtë ligj parashikojnë karantinimin me detyrim në kohë epidemie. Gjithashtu, përfshihet edhe ndërhyrja e ushtrisë dhe policisë gjatë epidemive. Ndryshimet u miratuan në kuadër të masave për të përballuar covid-19, por edhe pandemive të mundshme në të ardhmen. Ndërkaq, mbetet për t’u parë nëse mazhoranca do ta pranojë nismën e re të propozuar nga deputeti Stojku.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bilbil: 02/05/2020 10:43

    Filloi pazari Edhe ne kohe epidemie. Vetem emeri I kompanise mungon ne projektligj. Rrezik Beqja e ka inicuar por pas skanadaleve te fundit ka hequr dore nga autoresia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?