Ligji për Metën, nga kontrolli mjekësor, mundësia e zëvendësimit nga Ruçi tek dorëzimi i dhuratave, por do ketë privilegje të ‘çmenduara’, banesë, zyrë, staf e shofer përjetësisht nga shteti

12 Shtator 2020, 16:24| Përditesimi: 12 Shtator 2020, 18:15

  • Share

Në seancën e parë plenare për këtë sesion parlamentar, kryeministri Edi Rama, përpos të tjerave paralajmëroi edhe miratimin e një ligji për organizimin dhe funksionimin e Presidencës. Domosdoshmëria për një ligj organik për Presidencën parashikohet edhe në raportin e komisionit hetimor për të mos shkarkuar Ilir Metën, miratuar nga Parlamenti në korrik të këtij viti. Shumica socialiste në Kuvend ka tentuar të miratojë një ligj të tillë që në fund të vitit 2016, por nisma ligjore u tërhoq në heshtje pas largimit të Bujar Nishanit dhe emërimit të Ilir Metës në krye të shtetit. Paralajmërimi i kryeministrit Edi Rama konsiston pikërisht në rikthimin e këtij projektligji.

Nisma ligjore përbëhet nga 7 kapituj dhe parashikon në detaje pozicionin kushtetues te Presidentit, kriteret e përzgjedhjes, shkaqet e shkarkimit, pamundësinë e ushtrimit të detyrës, kompetencat, privilegjet, buxhetin, stafin etj. Sa i takon kritereve të përzgjedhjes, është shtuar kushti i verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës të kandidatëve për President. Ndërkaq, sa i takon shkarkimit, është reflektuar parashikimi kushtetutës, sipas të cilit Presidenti shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës.

Në projektligj është parashikuar mundësia e zëvendësimit të Presidentit nëse nuk u ushtron detyrën për më shumë se 60 ditë për shkak të gjendjen së rënduar mendore apo fizike. Deri në 60 ditë pamundësia konsiderohet e përkohshme, pas 60 ditëve pamundësia kthehet e përhershme. Nisma parashikon që për periudhën 60-ditore Presidenti zëvendësohet nga Kryetari i Kuvendit dhe pas këtij afati nisin procedurat për zgjedhjen e një Presidenti të ri.

Sa i takon procedurës, kur Presidenti është në gjendje të vetëdijshme, ai i kërkon Kryetarit të Kuvendit zëvendësimin e tij. Por, në rast se Presidenti është në gjendje të pavetëdijshme, atëherë, Kuvendi, bazuar mbi vendimin e një komisioni të caktimit të aftësisë për punë, i cili vërteton faktin e pamundësisë shëndetësore, vendos zëvendësimin e Republikës nga Kryetari i Kuvendit.

Nisma ligjore përmbledh kompetencat e Presidentit të parashikuara në Kushtetutë dhe ligje të ndryshme. Projektligji parashikon që Presidenti, të gjitha dhuratat që ka marrë gjatë vizitave në shtetet e huaja, duhet t’i rërë në Presidencë pasi janë pronë e shtetit. Këto dhurata, në varësi të llojit të tyre, mund të transferohen për ruajtje ne muze, ndërsa dhuratat me vlere mbahen në Bankën e Shqipërisë. 

Sa i takon privilegjeve, ligji detyron ministrin e Shëndetësisë që të caktojë dy mjekë personalë për Presidentin në marrëveshje me këtë të fundit. Ndërkaq, në rast sëmundje apo aksidenti, Presidenti dhe zonja e parë dëmshpërblehen me vendim qeverie. Kur zonja e parë është e punësuar, asaj i jepet leje për mungesë në pune për të kryer funksionet e përcaktuara në protokollin e shtetit dhe të atyre diplomatike dhe paguhet për këtë kohë në vlere të njëjte me pagën e Presidentit nga Zyra e Presidentit të Republikës.

 Zonjës së parë i rimbursohen shpenzimet që kanë të bëjnë me përfaqësimin brenda vendit dhe gjatë vizitave të huaja. Gjithashtu, nisma parashikon që personi i cili ka shërbyer si President do të mbajë titullin e Presidentit përjetë, përveç rasteve kur gjykata i heq titullin. Presidenti pas mbarimit te mandatit, ka të drejtë për pension suplementar dhe mund të përfitojë shpërblime të tjera nga shteti, por shuma e tyre nuk mund te kaloje shumën e pagës së Presidentit në detyrë.

Presidenti i cili ka përfunduar mandatin e tij, i sigurohet një sipërfaqe për banim pa pagese, i sigurohet mbrojtje personale, si gurohet zyrë, shofer dhe staf. Gjithashtu, nisma ligjore parashikon që buxheti i shtetit i mbulon shpenzimet Presidentit, gjatë periudhës pas mbarimit të mandatit, për aktivitetet e tij.

(Kliko këtu për të lexuar Projektligji për Presidentin në arkivat e Kuvendit )

Propozimi i Komisionit Hetimor për një ligj organik për Presidentin 
 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doktori: 13/09/2020 05:32

    Shume priviligje..sidomos jane te pa justifikushme shoferat,shtepia,stafi zyra...Ne se do paguhen ne te njejten kohe nja 5-6 ish presidenta te tille,vaj medet per shtetin dhe taksa pagusit!!!

    Përgjigju
  • Iris: 13/09/2020 02:15

    Duhet qe te kemi nje zv/president si U.S.A.qe duhet te jete I dyti ne rradhen e pushtetit,kurse kryetari I kuvendit ,I treti.Jam O.K.qe nje ish president te kete shofer dhe roje shoqerimi pas mbarimit te mandatit,cdo gje tjeter eshte nje big NOOOOOOO !

    Përgjigju
  • Lenci: 13/09/2020 00:24

    Turp, turp, turp! Ironi e çmendur: njerzit e varfër të republikës së Shqipërisë do sakrifikojnë bukën e gojës që Meta të rrojë si mbret! Edi të lutem mblidhe mendjen--mja se u ngopem më pazarlleqe të pështira!

    Përgjigju
  • Populli: 12/09/2020 21:18

    Kesaj i thone: Punon qorri e ha horri. Turp, pse u dashka te punojne njerezit e te mbajne me makine e me shofer e me doktorra nje cop malok, hajdut qe ka vjedh ket popull sa eshte dendur.

    Përgjigju
  • Eni: 12/09/2020 21:18

    Une sugjeroj edhe masazhatore nga filipinet (e theksuar kjo) dhe te dashur. Kane bere vezen e kuqe dhe ne jemi pertej Zvicres. E kane meritue

    Përgjigju
  • Zen: 12/09/2020 21:11

    Atehere eshte me mire te leme nje president me mandat 25 vjet se n’a bjen me mire te paguajme vetem nje ne detyre se sa 10 presidente ne pension.

    Përgjigju
  • Shaban: 12/09/2020 19:20

    Pse u dashkan privil4gje per detyra qe nje person i kerkon vullnetarisht? Nese puna e presidentit deputetit apo ministrit eshte e veshtire dhe e lodhshme te mos e bejne por te rrine ne shtepi me grate.

    Përgjigju
  • Gramozi: 12/09/2020 18:53

    Po sigurisht parate nuk ti ka lene more Edi Rama, yt ate, ato jane parate e frmijeve tane dhe borxhet qe do tju paguajne interesat brezat qe do te vijne. TURP cfare premtove dhe cfare bere. Mba timonin se farat e trurit te paskan rreshkitur. Apo meqenese ky presidenti i fundit beri liderin e opozitrs dhr nuk beri ne asnje moment kryetarin e shtetit po i jep keto benefite atij dhe kush vjen pas tij.

    Përgjigju
  • O tej: 12/09/2020 18:08

    Pse nuk keni vene ne ligj per Meten nga 7% ta coni ne 10%?

    Përgjigju
  • Qytetar: 12/09/2020 17:42

    I beni sulltan

    Përgjigju
  • plepi i thate: 12/09/2020 16:53

    Mooooosssss i jepni shume benefite pas largimit, se eshte nje detyre shteterore si detyrat e tjera,(boll privilegje ka) presdienti duhet te kete shume kufizime te tjera jashte zyrave te presidences, pasi presidenti aktual edhe kur vete neper male e lumenj ngjit lartesite sic ben ky qe kemi tani perfiton dieta dhe eskorte shoqeruese te panevojshme, duke renduar shpenzimet e buxhetit. Po keshtu edhe zonja e pare apo zonjusha, duhet te kufizohen ne shpenzimet e luksit, se jemi vend i dobet nga te ardhurat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?