Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kaluar në vendim, projekligjin për ligjin e të drejtës së autorit me kërkesë të Komisionit Evropian. Ajo tha pas përfundimit të mbledhjes se janë zhvilluar konsultime në lidhje me artistët që përfitojnë nga e drejta e autorit.
“Sot kemi kaluar në vendim të Këshillit ë Ministrave projektligjin e rishikimit të ligjit për të drejtat e autorit. Kjo ka qenë kërkesë e KE për afrimin e të gjithë pjesët e kapitujve që lidhen me integrimin në BE. Ministria e Kulturës ka qenë pjesë e një prej kapituajve, kemi arritur të sjellim ato kërkesa që lidhen me veprat pa autorë, pa udhëzimet dhe direktivat e duhura të mbetura që prej 2016. Ministria e Kulturës ka zhvilluar konsultime publike duke dalë në konkluzion edhe të pikave të tjera që kanë nevojë ndryshime në ligj.”- tha Margariti.
Lajmi kryesor:
Vendim i qeverisë/ Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Britaninë Madhe për transferimin e të dënuarve, ministri: S'ka lidhje me kamp refugjatësh
M.Q.//ReportTv.al