Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus

Bota

Lija e majmunëve, OBSH: Ulen me 25% rastet në një javë në Europë

6 Shtator 2022, 15:58| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 16:02

  • Share

Organizata Botërore të Shëndetësisë bëri me dije se rastet me linë e majmunit në Europë kanë pësuar ulje prej25%. 5029 raste janë raportuar brenda një jave midis 29 gushtit dhe 4 shtatorit, një rënie prej 25,5% në krahasim me javën e kaluar, sipas mediave të huaja.

Në përgjithësi, që nga 5 shtatori janë konfirmuar 52,997 raste dhe 18 viktima.

Deri më sot, dhjetë vendet më të prekura janë Shtetet e Bashkuara, ku janë regjistruar më shumë se një e treta e rasteve globale (19,351), Spanja (6,645), Brazili (5,197), Franca (3,646), Gjermania (3,493), Britania e Madhe ( 3,413), Peruja (1,546), Kanadaja (1,289), Holanda (1,172) dhe Portugalia (871).

D.GJ/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?