Receta

Limonadë me limon nga zonja Vjollca

29 Qershor 2021, 10:53| Përditesimi: 29 Qershor 2021, 10:54

  • Share

Limonadë me limon ( Për 2 litra limonadë)    

Përbërësit:

1 kg limon

200 gr sheqer ose 150 gr mjalt

6 gota ujë

Përgatitja:

Lajmë mirë lemonadë dhe I thajmë ato, Grijmë në një rende të imët lëkurën e limonit. Nëse do të përdorim sheqerin vendosim në një tenxhere 1 1/2 gotë ujë, lëkurën e limonit dhe shqerin. Vendosim tenxhere në zjarr dhe e lëmë të ziejë për 10 minuta.Nëse do të përdorim mjalt, ziejmë vec lëkurën e limonit me ujë. Ndërkohë shtrydhim limonat dhe lëngun e tyre e kullojmë mirë me një sitë.

Pasi lëkurat e limonit të kenë zjerë dhe të jenë ftohur. I kullojmë dhe në rastin kur do të përdorim mjaltin e shtojmë në këtë moment ku lëngu të jetë në temperaturë ambienti.

Në ujin që kemi vendsour në një  kanë shtojmë lëngun e lëkurës së limonit të ëmbëlsuar e përziejmë mirë më pas shtojmë lëngune limonit vazhdojmë përzierjen. Nëse  keni mundësi të shtoni dhe gjethe mente të freskët.

Vendosni kubikë akulli në gotë dhe e shërbejmë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?