Erion Veliaj dhe Linda Legisi

Linda Legisi, sipërmarrësja që s’u ankua e s’la pa rroga punonjëset e saj gjatë pandemisë

28 Tetor 2020, 21:18| Përditesimi: 28 Tetor 2020, 21:40

  • Share

Kreu u Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka takuar ka prezantuar historinë  e Linda Legisit, sipërmarrëses së fazonerisë që as nuk u ankua dhe as nuk i la pa rroga punonjeset e saj gjatë pandemisë siç bënë shumë biznese në vendin tonë.

"Ishte kënaqësi ta vizitoja Lindën në shtëpinë e suksesit të saj të ndershëm. Gjatë pandemisë, ajo nuk kërkoi “paga lufte” sepse biznesi i saj vazhdoi: “Paratë të shkojnë diku tjetër, aty ku ka vërtet nevojë,” tha, ndërsa gratë dhe vajzat e saj i pagoi me kontratat e punës që nuk u ndalën. Ashtu siç përpiqet të kujdes", shkruaj Veliaj.

Linda gjatë takimit ka treguar se si ka hyrë në këtë indrustri e si e ka realizuar ëndrrën për t'u bërë sipërmarrëse.

Janë më shumë sesa punonjëse. Janë nëna dhe vajza. Kanë familje. Kanë probleme. Një nga kënaqësitë e punës është kur arrij t’i ndihmoj.

Në këtë industri e kam nisur si përkthyese. Pak nga pak nisa të mësoj për punën në fushën e konfeksioneve. Në një moment, më ofruan të bëhesha bashkëpunëtore: Në vitin 1992 fillova, duke realizuar dëshirën time për të qenë e zonja e vetes dhe për punësuar të tjerë. Sot janë 167. Kam qenë edhe drejtuese e Shoqatës së Konfeksioneve. Nuk ka qenë aspak e lehtë, si grua dhe si nënë.

Në takime me politikanët përcjell vetëm shqetësimet që ka industria jonë. Ndërsa politika dua të bëjë gjëra konkrete

Erion Veliaj dhe Linda Legisi

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • labi: 28/10/2020 21:42

    vajze e mrekullueshme

    Përgjigju
    • Juristi: 28/10/2020 23:00

      Edhe Shegani i mrekullueshem, perfect couple

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?