Kronikë

Lirimi i hapësirave publike në Sarandë, prishet kioska e kthyer në Fast Food

17 Korrik, 10:03| Përditesimi: 17 Korrik, 10:29

  • Share

Policia e Sarandës ka vijuar edhe këtë të enjte aksionin për lirimin e hapësirave publike.

Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me policinë bashkiake kanë nisur operacionin për prishjen e një kioske në qytetin bregdetar.

Raportohet se pronarët e saj kishin zgjeruar hapësirën e aktivitetit duke u kthyer në Fast Food.

Kujtojmë se kontrollet në terren për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin nisën pas ultimatumit të kryeministrit Edi Rama, që të gjithë bizneset që kanë zënë hapësirat publike, duhet t'i lirojnë ato vullnetarisht ose do të ndërhyjë shteti.


Lajmi kryesor:

Stadiumi Air Albania ‘pastrohet’ nga strukturat pa leje, 7 administratorë lokalesh në hetim! Në Lezhë pronarëve u lihet 5 ditë afat


Xh.K/E.H/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?