Bashkia Shkodër po vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike. Kësaj here, vëmendja është përqendruar pranë blloqeve të pallateve, ku edhe vetë qytetarët kanë depozituar ankesa pranë Policisë Bashkiake për zënien e hapësirave të përbashkëta për komunitetin.
Aksioni është zhvilluar në lagjen “Skënderbeg”, pranë blloqeve të pallateve të ish-të përndjekurve.
Sipas Drejtorit të Policisë Bashkiake, Saimir Rrustemi, kjo është faza e dytë e ndërhyrjeve që po realizohen mes Policisë Bashkiake dhe IMT-së. Pas lirimit të rrugëve kryesore, tashmë po ndërhyhet pranë blloqeve të banimit në brendësi të lagjeve të qytetit.
'Pas përfubnimit të fazës së parë të këtij aksioni për lirimin e hapësirave publike, që u përqëndrua në rrugët kryesore të qytetit, kemi nisur fazën e dytë që është fokusuar në brendësi të lagjeve të qytetit. Kemi liruar 3 blloqe palletesh dhe ky është blloku i 4', tha ai.
Në bazë të të dhënave të Bashkisë Shkodër, ky është blloku i katërt i pallateve ku fadromat e Bashkisë po ndërhyjnë për të liruar sipërfaqe publike të zaptuara prej vitesh.
Aksioni pritet të vijojë edhe në zona të tjera të qytetit të Shkodrës ku janë evidentuar shkelje dhe zaptime të sipërfaqeve publike të cilat duhet ti kthehen qytetarëve.
Komente
