Foto ilustruese

Kronikë

Lirohet nga detyra Drejtori i Shërbimit të Brendshëm të burgjeve, ja kush emërohet në vend të tij

15 Nëntor 2021, 15:56| Përditesimi: 15 Nëntor 2021, 16:02

  • Share

Klevis Qose do të jetë Drejtori i ri i Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të burgjeve. Qose do të pasojë në këtë post Florent Sulçen, i cili u lirua sot nga detyra me urdhër të Ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës.

"Ministri i Drejtësisë z. Ulsi Manja ka firmosur sot lirimin nga detyra të Drejtorit të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve (SHKKB) z. Florent Sulçe.

Në këtë detyrë emërohet z.Klevis Qose", thuhet në njoftim.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?