Enkelejda Hoxha

Liroi nga burgu të dënuarit e përjetshëm, ILD kërkon shkarkimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha! KLGJ vendos më 8 janar

26 Dhjetor 2020, 10:05| Përditesimi: 26 Dhjetor 2020, 11:39

  • Share

Këshilli i Lartë Gjyqësorë vendos më 8 janar për fatin e gjyqtares Enkelejda Hoxha në gjykatën e Krujës. Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka kërkuar shkarkimin e saj me argumentet se ka cenuar besimin publik dhe ka shkelur ligjin me vendimet e dhëna.

Sipas ILD lirimi i personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore para vuajtjes së plotë të dënimit, pranimi për ulje dënimi dhe pranimi i raporteve mjekësore të rreme të depozituar nga të dënuar janë vlerësuar shkelje e rëndë e ligjit. Më 8 janar KLGJ do të dëgjojë pretendimet dhe mbrojtjen e gjyqtares e më pas do vendos për fatin e saj.

Pak ditë më parë me kërkesë të ILD, KLGJ shkarkoi nga detyra gjyqtarin e Korçës, Markelian Kuqo për lirimin nga burgu të Gerd Gjinerarin.

Emri i gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha tashmë lidhet me lirimin nga burgu të disa të dënuarve, përmes vendimeve të dyshimta, para se ajo të përballej me Vetingun. Në mes të muajit janar 2020, gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha, pranoi kërkesën e ish-numrit dy të bandës së Durrësit Endrit Dokle duke i shuar dënimin përjetë dhe dënuar përfundimisht me 25 vite. Po meqenëse Dokle kishte kryer 3/4 e kësaj mase të re dënimi, gjyqtarja Hoxha e liroi nga qelia me kusht, pas 16 viteve në qeli.

Për të argumentuar lirimin, gjyqtarja thekson në vendim se Dokle ka sjellje shumë të mirë, është penduar për vrasjet që ka bërë, vuan nga depresioni dhe se ka të atin sëmurë.

Në 7 nëntor të vitit 2017, Enkelejda Hoxha liroi nga burgu Genc Tafilin, i dënuar për vrasjen e komisarit të Policisë, Arben Zylyftari, në vitin 2000, në Shkodër. Po në nëntor të 2017 Hoxha liroi edhe Ilir Pajën nga burgu, të njohur me nofkën ‘UFO’ nga drejtësia italiane, pasi ishte arratisur tre herë. Gjithashtu po në nëntor të vitit 2017, gjyqtarja Hoxha i njohu vjetërsinë e punës një gruaje nga fshati Bilaj i Krujës, Marjana Prenuca, që në moshën 5-vjeçare për efekt pensioni.

Caktimi i seances nga KLGJ

Komento

Komente

  • Tirona: 26/12/2020 13:57

    Disa gra te mjera te gjykuara nga keta gjyqtare po bejne disa vite burg se kane mbjelle disa kavanoza hasash per te fituar buken e gojes per femijet e tyre , ndersa kjo shurra vazhdon dhe hedh shurren perpjete me milionat qe ka vene me anen e korrupsionit. Kjo duhet te ishte ne burg dhe jo duke pire kafe ne mes te qytetit.

    Përgjigju
  • Gledis: 26/12/2020 12:41

    Edhe Anita Mici ka liru Lul Berishen por e kaloi vetingun. Pse nuk merreni me hek Micin apo skeni....???

    Përgjigju
  • Pjeter: 26/12/2020 11:27

    Kjo jo vetem duget te fkaket nga drejtesia,nga te gjitha funksionet,nun duhet tevushtrije as ptifedionin e avokatit,por duhet te pergjigjet edhe penalisht.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?