Mero Baze

Lista dhe qeveri “hije”, nga qelia e opozitës

26 Shkurt 2019, 00:23| Përditesimi: 26 Shkurt 2019, 00:36

  • Share

Avokat Ngjela pati një përpasje të hidhur me Berishën në vitin 2004 në kulmin e lëvizjes “Nano ik” . Berisha mbante rreth vetes një gardë politikanësh të vjetëruar dhe pa profil publik. E vetmja mënyrë që të hapje debat kundër tyre, ishte t’i shpallje “qeveri hije” e Berishës. Dhe unë e bëra këtë në gazetë në mes të Marsit 2004. Ndër “të emëruarit” avokat Ngjelën “e kisha emëruar” Ministër të Pushtetit lokal, posti më pak i vlerësuar.

Të nesërmen pati një furtunë të vërtetë. Berisha ishte mërzitur pse kisha deinkurajuar njerëzit të vinin tek mitingu i tretë, duke ja bërë ministra, gjithë idiotët që mbante përreth, ndërsa avokati, ishte mërzitur për “postin” e ulët që i kisha caktuar, pasi e mendonte këtë listë të Berishës.

Pas debatesh të forta me Berishën, i cili përpoq ta zbuste, avokati më në fund i tha:

Dëgjo këtu. Unë nuk mërzitem nga ajo qeveria hije, se kam qenë pesë herë kryeministër dhe pesë herë ministër i jashtëm. Sa herë bëhesha kryeministër, Pjetri mblidhte jezuitët dhe më rrëzonte dhe bëhej vetë kryeministër. Mua më çonte Ministër të Jashtëm. Po ama ishim në qeli. Nuk kishim çfarë të bënim, bënim qeveri “hije”. Pastaj herë herë më bënin kryeprokuror dhe unë bëja listën e atyre që do fusja në burg. Ndaj i kam bezdi këto listat kot…se këto janë për të shtyrë ditët në burg, jo në liri. E gjitha kjo histori sa gazmore dhe dramatike e Avokatit, është aktuale sot kur shikoj çfarë po bën Lulzim Basha.

Lulzim Basha po përpiqet të bindë mbështetësit e vet se është në rrugë të drejtë, duke shpikur rezultatet e para të bojkotit. Ka dy ditë që ka udhëzuar strukturat e Partisë Demokratike të bëjnë gati listat e reja për kandidatë. Madje i ka porositur të mos bëjnë më gabimet e herës së parë, a thua se ky respektoi mendimet e bazës. Kështu ka nisur puna degë më degë në gjithë Shqipërinë, të bëjnë lista deputetësh, me shpresë se zgjedhjet janë tek dera dhe qeveria ka rënë. Këtu në qendër, ku ka më shumë skepticizëm, ka filluar e bën dhe qeveri “hije”. Dhe nuk është pa gjë, pasi njësoj si në listat e deputetëve, dhe këtu, u çon fjalë dhjetë vetëve për një post ministri. Për ta tërhequr vemendjen sot mbasdite mori dhe rolin e kryeprokurorit dhe shpalli arrestimin e Dakos. Ishte aq i trashë diversioni, sa donte t’i bindte të vetët, se arrestimin po e bën vetë Rama, për t’i shpëtuar furtunës së tij. Me këtë rast hodhi dhe nja dy pushkë kundër presionit të Perëndimit mbi PD.

Rreziku i gjithë kësaj është vetëm rasti kur disa nga këto gënjeshtra mund të besohen dhe bëjnë shumë dëm. Fjala vjen nëse besohet vërtet nga dikush që po bëhen lista dhe e shikon veten në listë ose jo, mund të prodhojë, më shumë energji negative për opozitën se sa të mos e thuash fare këtë gjë. E njëjta gjë për qeverinë “hije”, apo shpikjet për arrestime. Problemi që ka opozita është se duhet të ndeshet me pasojat relae të bojkotit dhe jo të fusë kokën si struci në rërë për të mos i parë ato. Ideja se nga bojkoti opozita duhet të marrë patjetër një shpërblim është një pritshmëri që e shkatërron opozitën. Bojkoti është një akt ekstrem që prek sistemin dhe jo kundërshtarin dhe si i tillë ai do të marrë vetëm ndëshkim.

Opozita dhe elektorati i saj, duhen përgatitur ta përballojnë ndëshkimin. Nëse nuk u thuhet e vërteta dhe rriten pritshmëritë për mashtrime ordinere si këto, pasojat do jenë dhe më të këqija. Opozita duhet të rrisë pritshmërinë për t’u përballur me Perëndimin dhe shumicën këtu, për të mbijetuar deri në vitin 2021 si forcë jashtë sistemit. Kjo nuk do të thotë që deri më 2021 ta shtysh duke gënjyer, por duke luftuar. Dy vjet më pas, do të shikohet, nëse ka funksionuar qëndresa, apo harresa.

Lista të tilla dhe lëvizje të tilla bosh, vlejnë vetëm kur je në qeli, i izoluar në burg si historia me avokat Ngjelën, dhe përpiqesh të mos çmendesh sa të dalësh prej qelisë. Opozita sot është vetëfutur në burg dhe i vetmi shpjegim pse Basha mund të bëjë këtë budallallëk që po bën, është që të mos i çmenden njerëzit derisa ta nxjerrë opozitën nga burgu. Por problemi që ai ka është se çelsat e burgut nuk i ka Edi Rama, por Sali Berisha. Dhe ai nuk i dorëzon lehtë, vetëm duke e raportuar me zë të ulët përtej Oqeanit.

Komento

Komente

  • fadil "BAJG" PLEH QENEF gjoleka: 26/02/2019 08:57

    Është humbje kohe të meresh me lul kriminel hajdut gënjeshtar idjot lul bashën. Ky njeri i pa shkoll e pa pik dinjiteti është bër si leck për të lar banjat. Shqipria do heci para sa do që kryekrimineli qen salih berisha e pengoj shum në rugën e saj. Shqiptarët jan popull inteligjent e i njofin shum mir monstrat salhe, ilir floririn, lulin, e monën. RROFT SHQIPRIA posht vemjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?