Baza e Partisë Demokratike për kryeqytetin ka shoshitur 140 emra si kandidatë të mundshëm për deputetë në Qarkun e Tiranës, i cili ka 36 vende për të garuar zyrtarisht.
Logjikisht në listën zyrtare do të shtohen edhe emrat që vendos kryesia e madhe, ku përveç ish-kryeministrit Sali Berisha, apo aleatëve, do të ketë edhe emra të tjerë që do të caktohen nga “shoqëria civile”.
Përveç 14 emrave që vijnë nga “kadastra” politike e PD-së, që janë ish-ministra dhe ish-deputetë, të tjerët janë përgjithësisht kandidime të para, ku spikasin edhe kryetarë të bashkive me një bilanc në elektorat me nga dy mandate, si Fiqiri Ismaili i Vorës dhe Xhelal Mziu i Kamzës.
Pjesa tjetër e listës janë ose të rinj nga FRPD-ja, ose prurje të dala nga rezistenca opozitare në protesta të ndryshme, si Robert Budina, drejtues i Aleancës për Teatrin, ose emra që vijnë nga dy fusha specifike: Policia dhe futbolli.
Në listën e Tiranës, Partia Demokratike ka dy oficerë të lartë Policie në qeverisjen e Sali Berishës, ish-drejtorin e Policisë, Ahmet Prençin dhe ish-numrin dy të Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Prençi, pas një eksperience të shkurtër në drejtimin e tatimeve në qeverisjen e Edi Ramës, u kthye si opozitar dhe nuk u mor me aktivitetin në polici. Madje në këtë kohë ai ka shkruar edhe disa libra në poezi dhe romane.
Kurse Breçani, përveç aktivitetit privat, ka qenë i pranishëm në shumë emisione televizive ku është folur për çështjet e rendit publik.
Në listë janë vendosur edhe futbollistët Andi Lila, ish-lojtar i kombëtares, por edhe kampioni i Tiranës, Gentian Muça, që jeton në Prishtinë tani, si dhe atletja Klodiana Shala, e cila ka qenë edhe në të shkuarën në listën e PD-së.
Arben Ristani dhe Agron Shehaj janë sjellë nga Vlora në Tiranë, pasi krijuan një profil politik në qarkun e jugut, por siç duket Basha synon që sidomos me Shehajn, i cili ka krijuar një profil qytetar dhe të një biznesmeni serioz, të tërheqë elektoratin grin në kryeqytet.
Megjithatë, duket se përveç emrave të njohur politikë që vijnë nga universitetet e shtresat intelektuale, mungojnë ardhjet nga kjo shtresë në qarkun ku është më e rëndësishme oferta politike e nivelit të lartë.
Sipas asaj që shikohet në listën e gjatë të emrave të sjellë nga baza, logjika për të synuar “elektoratin gri” të paangazhuar, duket është tentuar me emra futbollistësh të njohur si Lila e Muça, të cilët edhe pse mjaft popullor, mund të jenë boomerang politik në një elektorat kapriçoz si Tirana, i cili sigurisht që nuk e mat përfaqësimin politik në Kuvend me popullaritetin e një lojtari futbolli.
Qoftë duke ardhur edhe me emra aktorësh si Julian Deda, i cili dihet hapur që është një mbështetës i zjarrtë i PD-së, dhe për këtë ka pasur edhe kritika nga pjesa tjetër e audiencës që e ndjek.
Gjithsesi, analiza më e qartë do të bëhet kur të dalë lista zyrtare e 36 kandidatëve të PD-së, ose të koalicionit, nëse do të vijohet siç e ka dhe ligji aktual me listë të përbashkët.
Megjithatë dilema e ofertës politike të opozitës në kryeqytet pas 8 vjetëve opozitës është prezenca e kryepolicëve në listat për deputet.
Kujt elektorati i ofrohet kjo logjikë? Në të shkuarën, edhe PD edhe PS kanë pasur policë e ushtarakë në listat për deputetë, madje janë bërë edhe parlamentarë si Paulin Sterkaj, Piro Lutaj etj, por asnjëherë nuk kanë qenë në kryeqytet.
Nuk ka ndonje sekret. Ka shume trapajane sepse,sic shohim,trusti i geshtenjave eshte aktiv.ish policet dine mire ku jane fijet e krimineleve qe do te aktivizohen ne fushate,Ne aksionet presidenciale dhe kane mundesine te fshihen si ne tropoje dhe kosove. Artistet? E c'artiste jane? Klloune po.origjinale,jo interpretues. Sportistet?duhet te aktivizojne te fortet e stadiumeve.sido qe te jete kini parasysh 50%e tyre eliminohet nga fate mehdiu,shpetim idrizi,like kokemadhi.kuptoni edhe lumi i tutit te ishte gjalle do vije ne listen e pd.lere sacin.e mban mend sa popullor ishte ne tirone saci? Kush i thote vehtes tirons e njeh.ky ne fakt eshte i denje per like floririn.
PërgjigjuPD--PARTI derrash...
PërgjigjuOllga ? Parti e thiut.