'Lista e zezë' e LSI/ Xhixho: Kanë të drejtë të kandidojnë, pastaj le të flasë drejtësia! Çomo e Bozo? Propagandë e Ramës

8 Mars 2021, 18:21| Përditesimi: 8 Mars 2021, 18:59

  • Share

TIRANË- Në një kohë kur Shqiptarja.com ka publikuar një "listë të zezë" të LSI-së me të arrestuar apo me dosje në SPAK, ish-deputetja Erisa Xhixho, shprehet se ato kanë të drejtën për të kandiduar më pas drejtësia do të flasë. E ftuar në "Studio Live" në Report Tv, Xhixho tha se ato janë njerëz me shumë vlera, të cilët e kanë kaluar "Vettingun" e partisë.

" Është një listë që ka kaluar edhe Vettingu në parti, nga Komisioni i drejtuar nga Klajda Gjosha, gjithë skuadra e LSI në të gjithë Shqipërinë është një skuadër vlerash dhe njerëz që do të sjellin goxha risi për të përfaqësuar jo vetëm komunitetet, por për t'i kthyer integritetin. Përtej propagandës, drejtësia duhet të veprojë me vendimet e saj, nuk kemi vendime për asnjë personat që janë cituar dhe janë njerëz që kanë të drejtën për të kandiduar, më pas drejtësia ka punën e saj, janë njerëz që vijnë për të kandiduar dhe kanë shumë vlera, të gjithë e dimë që kandidatët e inkriminuar janë pjesë e Rilindjes", tha Xhixho.

E ashpër ka qenë Xhixho për kandidimin e Najada Çomos dhe Luljeta Bozos, me këtë të fundit, sipas së cilës është thjeshtë një propagandë.

"Janë vlera që duhet të ishin në parlamentin e ardhshëm, me idenë e zëvendësimit të tyre dhe ardhjen e të rinjve mendoj që përdorimi i figurave të caktuara me gjithë respektin ndaj zonjat Bozo e Como, mendoj që ky është në një farë mënyrë kalimi nga njerëz që i kontribuojnë nga parlamenti deri te një moshë që është mosha e gjyshes sime. Mendoj që parlamenti ka nevojë për profesionistë që dinë të bëjnë ligje dhe i shërbejnë një legjilacion i cili është momentalisht i shkatërruar, por mendoj që me gjithë përdorimin e figurave të caktuara, damka e Rilindjes që futi kriminelët në parlament dhe e gjithë kjo propagandë apo make up që do i vërë listave nuk e shpëton nga ndëshkimi në 25 prill", tha Xhixho.

Ajo ka komentuar edhe vendosjen e Brisida Shehaj të fundit në listë, duke deklaruar se ka qenë një zgjidhje e saj. Nga ana tjetër, Xhixho është renditur e dyta në listën për Tiranën, pas Kryemadhit, e për këtë thotë se është vlerësuar kontributi i saj në 16 vite për LSI-në.

"Ka disa të rinj që kanë ardhur nga PS, se aty nuk kemi më një PS, por një rilindje, që nuk përfaqëson më vlerat e së martës dhe pandemia e ka treguar këtë. Brisi, Erioni dhe shumë të rinj iu bashkuan PS duke treguar jo vetëm një forcë karakteri. Ka qenë një zgjedhje e Brisit, që do sfidën, se i sheh zgjedhjet si një sfidë personale dhe besoj që ka qenë edhe një dëshirë e saj, për të parë sfidën me elektoratin. Kontribut i 16 viteve në LSI, kam një karrierë goxha të gjatë në LSI dhe këtë pozicion nuk e quaj thjesht të Erisës, unë jam dhe pedagoge në Fakultetin e Drejtësisë, duke përfaqësuar një elitë shumë të rëndësishme të shoqërisë sonë dhe përfaqësim i studentëve, mendoj që është një përfaqësim edhe i studentëve e që jap mësim për vetë kauzën, që edukimi duhet të jetë një prioritet kombëtar", tha Xhixho në Report Tv.

Ndalur te pritshmëritë që kanë nga 25 prilli, Xhixho është e bindur se rezultati i LSI-së, do të jetë surprizues.

"Surprizues jo vetëm në Tiranë për në të gjithë Shqipërinë", përfundoi Xhixho.  

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • tosi: 09/03/2021 06:33

    Mos e fotografoni ne profil kete Erisa hundpinoken babaxhiken se i del shemtuar shume hunda e pinokut. Ajo nderroi formen e flokeve dhe lukun per te mbuluar pak hunden e shpifur. E hajde jepi vote ketyre shpifarakeve te leshitdhise. Nafija me ato kryqet e thyera ta shpif , taman si plake 81 vjecare, Kejdi dhembcakallja shalepiperr, veshllapushe, sygerdoqe,

    Përgjigju
  • Bilali: 08/03/2021 18:56

    Hahaha, halabaket e leshelise kan te drejt te kandidojne kurse figurat me integritet te ps qekan propagand.Ajde pafytyrsi ajde.Do e merni mesazhin prap ne 25 prill e do qani me lot krokodili

    Përgjigju
  • Haha: 08/03/2021 18:33

    LSI lesh e dhi ne te.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?