‘Lista e zezë’/ SHBA-BE: Këta gjyqtarë e prokurorë nuk i duam në drejtësi

29 Gusht 2019, 07:17| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 15:08

  • Share

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Vetingut, që pas zbarkimit në Tiranë, kanë identifikuar nëntë gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët sipas tyre nuk duhet të shërbejnë në sistemin e drejtësisë shqiptare, ndonëse ata janë konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut. Nga nëntë rekomandime të ONM, tetë janë pranuar deri më tani nga Komisioneri Publik, i cili ka vënë në lëvizje Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, duke i kërkuar shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve përkatës. Ndërkaq, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, sa i takon ankimimeve të Komisionerit Publik me rekomandimin e ONM, ka marrë deri më tani tre vendime. Në të tre rastet, Kolegji ka pranuar ankimimin e Komisionerit Publik dhe rekomandimin e ONM, duke shkarkuar përfundimisht subjektet. Konkretisht, Kolegji i Apelimit, me rekomandim të ONM dhe me kërkesë të Komisionerit, shkarkoi përfundimisht nga detyra kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Bashkim Deden, kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin dhe anëtarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gentian Osmanin. Por, ONM kërkon largimin nga drejtësia edhe të gjashtë prokurorëve dhe gjyqtarëve të tjerë, të cilët janë: Drejtues i Prokurorisë Kavajë Artan Madani, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë Kastriot Selita, prokurori pranë Prokurorisë së Përgjithshme Adnand Kosova, anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Besnik Cani, gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës Artur Malaj si dhe gjyqtari pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë të Tiranës Gentian Medja. Për të gjithë subjektet e lartpërmendura, me përjashtim të Artan Madanit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit do të shprehet në javët dhe muajt në vijim nëse duhet të shkarkohet nga detyra apo të vijojnë të shërbejnë në drejtësi. Gjithsesi, nga praktika e deritanishme, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me përjashtim të rastit të Nertila Kosovës, ka pranuar të gjitha kërkesat e Komisionerit Publik për shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga detyra, pavarësisht me rekomandim apo pa rekomandim të ONM.

Rekomandimi i fundit

Rekomandimi i fundit i ekipit ndërkombëtar që monitorin zbatimin e ligjit të Vetingut, por që mund të kryejë hetimet të pavarura për veprimtarinë e prokurorëve dhe gjyqtarëve, është për drejtuesin e Prokurorisë Kavajë Artan Madani. Ky i fundit u konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në datën 1 korrik 2019. Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Pamela Qirko dhe Genta Tafa. Por, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit është kundër këtij vendimi. Sipas ONM, prokurori Artan Madani nuk e justifikon pasurinë me burime të ligjshme. “Gjendja e përgjithshme financiare e subjektit tregon qartë se atij i mungojnë në një masë të madhe burimet financiare për të justifikuar pronat dhe shpenzimet e tij, gjë që çon në konfuzionin se ai nuk ka bërë një deklarim të saktë. Asgjë e rëndësishme nuk është sjellë si provë nga subjekti pas konkluzionit të hetimit. Nuk është korrekte që të konsiderohen si burime të ligjshme të ardhurash dhurimi i padeklaruar dhe i paprovuar i 300 mijë lekëve, që sipas tij ia ka dhuruar vëllai. Po kështu, nuk është e logjikshme të pranohet që shpenzimet e jetesës së tij rezultojnë zero në periudhën 1992-1994 dhe shumë të ulëta në periudhën 1997-2003. Sa më sipër, rekomandojmë apelimin kundër vendimit të KPK të datës 01.07.2019 ndaj drejtuesit të Prokurorisë Kavajë Artan Madani”, thuhet në rekomandim.

Subjektet që duhet të përjashtohen nga drejtësia sipas ONM

  1. Artan Madani, drejtues i Prokurorisë Kavajë, ende nuk është ankimuar nga Komisioneri Publik
  2. Kastriot Selita, kryetar i Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  3. Adnand Kosova, prokuror pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  4. Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  5. Artur Malaj, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  6. Gentian Medja, gjyqtar pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ankimuar nga Komisioneri Publik, ende pa vendim nga KPA
  7. Gentian Osmani, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
  8. Bashkim Dedja, kryetar i Gjykatës së Kushtetuese, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA
  9. Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë, konfirmuar nga KPK, shkarkuar nga KPA

Subjektet e ankimuara nga Komisioneri Publik, pa rekomandim të ONM, në Kolegjin e Apelimit

Manjola Kajana, prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit

  1. Dritan Peka, drejtues i Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  2. Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  3. Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  4. Arben Dollapaj, Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
  5. Besnik Muçi, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, vijon gjykimi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit
  6. Nertina Kosova, gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda, konfirmuar në detyrë nga Kolegji i Apelimit
  7. Antoneta Sevdari, Prokurore në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, anëtare e KLP, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
  8. Astrit Faqolli, magjistrat/gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
  9. Alma Brati, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit
  10. Edmond Islamaj, anëtar i Gjykatës së Lartë, shkarkuar nga Kolegji i Apelimit

Faksimilja e rekomandimit e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Neritan: 30/08/2019 15:33

    Reforma ne Deejtesi eshte gjeja me e keqe qe ka ndodhur ndonjehere ne Shqiperi! Shqiptaret do ti vuajne pasojat e kesaj reforme nje shekull! Drejtesia kishte nevoje per nderhyrje por reforma shkateroi perfundimisht Shqiperine

    Përgjigju
  • KATUNARI PREJ VINJOLLI: 30/08/2019 11:52

    I nderuar komisioner publik! Lexova me vemendje ankimin tuaj dhe perveçse me erdhi per te qeshur me bemat e ketij halabaku (qe ju i radhisnit me shume saktesi) me shume per te qare se si ju nuk kerkoni rrezimin e vendimit te kpk, e cila per hir te se vertetes eshte qesharak, por e lini evazive. Po te shohesh vendimin e ankimit tuaj, eshte plot 33 faqe, me shume se a.malaj, d.prela etj per te cilin keni kerkuar shkarkim nga detyra, ndwrsa per kete qe shyqyr Zotit qe paskan qene grate qe e paskan mbajte me buke e shpi, vellai i gruas se pare ne Itali, babai i gruas se dyte, i dashuri i bashkejetueses midis prf te marteses se para dhe fillimit te asaj te dyte ...vellai qe i dhuron 4000 euro dhe kalon vitin me 30 euro ne Itali, blerjet per 1 cape buke te shtepive te gruas se dyte, por qe sot e kane bere me plot 4 ap. 2 ne tr dhe 2 ne gji te lalzit 500 000 mil lek, ju thoni se e lini ne dore te ap.te vendose?!!! Keni harruar nje fakt teper interesant pa kapur. Deri diku edhe mund t ja justifikoj sot gjithe ket pasuri, por keni harruar dicka ku i gjeti 2 000 000 leke qe bleu ap e pare ne tr ne dhjetor 2003 me nje rroge 1 vjecare gjyqtari ne Diber? ku eshte deklarata e bashkeshortes se ka paguar 1 000 000 leke per 50% pjesen takuese, ku e di une si qytetar se kjo eshte thjesht dhe vetem 1 manover per te justifikuar korrupsionin, qe edhe po te ishte vetem 1 000 000 leke ne 2003(pjesa takuese etij) per kete qe prinderit i kishte pa buke ne shtepi dhe mbante ne kurriz 4 motra vellezer te tjere minoren dhe te papune ne shtepi...nuk i justifikon dot. Pa piken e turpit kpk ka pranuar deklaraten e tij se keto ishin kursime te tij per 1 vit pune dhe ndihme nga familja e tij nga puna ne bujqesi...ku eshte pare qe maje malit ne vinjoll te Burrelit ne 2001-2003 ku as rruge nuk ka, veti 7 per t u ushqyer, familja kurseka 1 000 000 leke dhe ja jep ketij te bleje shtepi ne Tirane?!!! Ku eshte pare e degjuar qe ky jo vetem qe rrogen e linte rrugeve di-tr, tr-di, ndihmonte 6 anetaret e papune dhe minoren te familjes se vet, por 3 dite ne jave rrinte kollovar tek familja e bashkeshortes per 2 vjet rresht, pasi nuk kishte me se te jetonte dhe na blika dhe shtepi!!! Ky fakt eshte lehtesisht i provuar nese sheh gjyqet e tij, te cilat ishin marte - enjte, ndonjehere edhe e hene, dhe 3 dite ne Tirane. Ku eshte pare e degjuar qe ju beni skanerin e gruas se dyte, si financuese kryesore, babai i saj i fal mijera euro ketij (qe per hir te se vertetes keta as nuk jetojne me bashke prej kohesh) dhe çuditerisht ky del gjithmone i barabarte me te ne pasuri, 50% pjese takuese, pra ka 4 ap, garazhd, etj dhe gjysmat jane te tijat, pra 200 000 mije euro qe po te beje nje llogari 15 vjet x pagen 1 mil = 180 000 mil leke, po jetesa e vetja, se per te tjere as behet fjale ?!!! i nderuar, ky vendimi pervec se bloze eshte dhe qesharak, do te ishte ne nderin tuaj te benit shtese ankimi dhe te kerkoni rrezimin e vendimit !!! Si ka mundesi qe ky del figure e paster, kur i gjithe durresi e din qe kishte hyrje dalje familjare me Nard Murataj, sot i vrare si ish pjestar bande...si ka mundesi qe ky ben prokuror bashkeshortin e deputetes, jashte cdo logjike juridike dhe e quajne te afte, si ka mundesi qe gjyqtare e akuzojne per afera, ka plot 17 ankime, rekord per nga nr. e deri ish bashkeshortja e ka denoncuar per dhune dhe ju nuk kerkoni shkarkim?!!! E pafjale, por shpresoj qe dinjiteti i institucionit tuaj te vihet ne vend me tej !!!

    Përgjigju
    • SALIU: 30/08/2019 13:19

      JO KAQ, POR VETEM 1 OSE 2 TE JENE TE VERTETA, KY DUHET TE QERROHET!!!

    • karstrioti: 30/08/2019 12:58

      pu pu puuu kane konfirmuar kete...e kam pas ne fakultet as buke te hante nuk kishte, tani martohu ndau dhe xhvat pasuri nga grate e shkreta...

  • Luani Tines: 29/08/2019 23:01

    Akoma nuk e keni qerruar Artur Malajn.Kusari me i madh ne gjykatat shqiptare eshte ai syqeni

    Përgjigju
    • [email protected]: 03/11/2019 05:16

      Sy qeni i sateme o bir kurve Ke Humber ndonje gjyq prandaj.

  • qytetari: 29/08/2019 18:18

    Mbetemi me shprese vetem tek SHBA te.. Ky vend po mer fund cdo dite e me shum nga tymi qe po kerkojne te bejne oktapodet e politikes... Kur do vije dita te shpetojme nga thetrat e tyre e mos kete te pandershkushem..

    Përgjigju
  • Pyka: 29/08/2019 17:03

    Do te vij dita qe te jem krenar me shtetin tim!!!

    Përgjigju
  • Keli: 29/08/2019 16:07

    Pa problem se e ka situaten ne dore ajo fshatarja e kryevidhit qe e ka koken se qen stani. reforme me specialiste ne fushen e hidrocentraleve

    Përgjigju
  • drejtesi: 29/08/2019 15:47

    Edhe ata qe kane kaluar vetingun, jane te korruptuar,, eshte nje reform false, demin e kesaj reforme shqiptaret do ta ndiejne pas shume viteve, sepse tani per tani, vazhdon te jete anarshi, Nuk ka asnje gjyqtar, prokuror apo avokat qe te mos jete i perfshir ne korrupsion,,,,asnje...

    Përgjigju
  • Ermir: 29/08/2019 13:48

    Gjyna kto gjyqtaret shqiptar jan ne pik te hallit. Leje ky kryetari i gjykates se apelit administrativ qe makinen e blen duke i dhen vllai borxh. Po shpin ne gjirin e lalzit kush ja ka dhen leket borxh???? Po shtepin qe e ka tek ambasador 3 me 3000€ m2 kush ja dha leket borxh????!

    Përgjigju
    • nona: 30/08/2019 09:24

      500 000 euro vetem per t ju shmang radhes, i ka dale emri me grupin e pare, eshte gjykuar pas 16 muajsh!!!

    • Krenari: 29/08/2019 15:37

      Kushedi sa mijra euro ka dhen qe te kaloj ky se te kesh gjith kto probleme dhe te dalesh pa lag nga e gjith kjo qe thuhet se kuptoj. Po ne qytetarve te thjesht na llogarisin dhe 5 lekshin. Ktu ka mor fund cdo gje si ky qe ska nder familje dhe martou ktej maroi andej dhe kto politikan qe i bejn gjerat si tjua doj trapi se ne skemi fuqi me reagu.

    • hasoni: 29/08/2019 15:27

      hapu dhe, copa fshatarit me ap tek ambasador 3...mallku qofsh o edi rama per ket ref.te dhjere!!!

    • NONA: 29/08/2019 15:01

      e ke von re qe ka pas 5 gra dhe gjithe farefisi grave ka kontribu per ket katunar prej vinjolli te burrelit, qe as hale s ka atje maje malit nga eshte. NA RROFTE REFORMA, SE POPULLI KA VDEK...

  • CONIA: 29/08/2019 13:02

    po te lexosh vendimin e kpk-se zhulit thote; karstriot selita i ndershmem, bleu nje makine 11 mije euro ne 2009 dhe 4 mije euro ja dhuroi vellai emigrant ne itali, kuptohet vertetuar me dok nga sig e qytetit rrespektiv, nderkohe qe te gjitha te ardhurat e tij VJETORE ishin diku tek 4030 euro. morali; VETEM QE TE JUSTIFIKOJE MASKARALLEKUN, KPK PRANON INDIREKT QE VELLAI I KETIJ HALABAKU RRON NE ITALI ME 30 EURO GJITHE VITN...HALLALL REFORME!!!

    Përgjigju
    • mortja: 30/08/2019 09:26

      ca te lexosh mer amon, ketij eshte per t ja ngul hunun, dhe ti vesh zjarrin zagarit qe rref grate!!!

  • Tralala: 29/08/2019 12:54

    Keta gjyqtare po ikin si heronj nga puna .. duhet te beheshin arrestimet per gjyqtaret po me sa shoh nuk do ti futet gjemb ne kemb..

    Përgjigju
  • Vijon: 29/08/2019 09:18

    ...shpresa becaj, flamur kapllani,dreqi e shejtani , lista eshte e gjate,.

    Përgjigju
  • Gjyqtari: 29/08/2019 09:03

    Po Gjin Gjoni pse muk figuron ne liste? Sa prona ka vjedhur e tjetersuar ky bandit duke marre rryshfete?

    Përgjigju
    • Asllan: 29/08/2019 11:29

      Gjin Gjoni President E shoqja Fist Lady Plasni nga inati hihihihi

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?