Partia Demokratike

'Lista të hapura vetëm për PS-në', Zaloshnja tregon mandatet e sigurta për dy partitë e mëdha: Në PD 'luftë' vetëm për 3 vende

28 Korrik, 07:48| Përditesimi: 28 Korrik, 07:52

  • Share

Tirane- Miratimi i formulës së re për shpërndarjen e mandateve i ka hapur rrugë kalkulimeve politike dhe projeksioneve të sondazhistëve.

Lufta më e madhe për të kapur një ulëse në Parlament do bëhet tek lista që do i nënshtrohet votës preferenciale. Sondazhistët parashikojnë se me formulën e re Edi Rama do kishte në dorë të çonte në Parlament 47 deputetë, ndërsa rreth 33 të tjerë do ishin prurje e qytetarëve.

Nga një sondazh që bëra në qershor në rang kombëtar, më rezulton se me këto ndryshime që u bënë në Kodin Zgjedhor vetëm Partia Socialiste do këtë garë të vërtetë për listën e hapur. Pra 47 deputetë do caktohen nga kryesia e Partisë, ata janë të vendosur, ndërsa 33 janë të përzgjedhur nga qytetarët e thjeshtë tha Eduard Zaloshnja.

Referuar shifrave, Eduard Zaloshnja është i mendimit se në Partinë Demokratike është pothuajse e pamundur të ketë garë mes kandidatëve, ndërkohë deputetët që do uleshin në Kuvend do ishin vetëm zgjedhje e Sali Berishës.

Në Partinë Demokratike me vërtetë do ketë 47 të përcaktuar nga kryesia e Partisë, por sipas sondazhit tim me zor se mund të marrë më shumë se 47 mandate, shtoi mw tej

Projeksionet nuk duken optimiste për partitë e vogla, ku nuk parashikohet të ketë garë dhe deputetët do ishin vetëm zgjedhje ekskluzive e kryetarit.

Negociatorët e PS dhe PD pranuan se në zgjedhjet e pranverës rreth 100 deputetë automatikisht do jenë zgjedhje e kryetarit dhe jo e qytetarëve./Top Channel/

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po mër po: 28/07/2024 07:59

    Pra 100 deputetë do të jenë me imunitet, kurse 40 sa për të marrë rrogën. Populli le të leh , bizneset e pushtetarëve të parat.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?