Foto ilustruese

Lista zyrtare me njerëzit e drejtësisë që u është hequr viza amerikane, 3 gjyqtarët dhe prokurorët që arritën të kalonin Vetingun, u zbuluan nga DSIK-ja  

17 Nëntor 2022, 17:43| Përditesimi: 17 Nëntor 2022, 17:52

  • Share

TIRANË- Zbatimi i ligjit të Vetingut nxori në pah për herë të parë një listë me gjyqtarë dhe prokurorë, të cilave Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte revokuar vizën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në datat 26-27 janar 2017, Ambasada Amerikane i hoqi vizat një grupi prej 23 gjyqtarëve dhe prokurorëve, por vetëm disa prej tyre u vetëidentifikuan dhe reaguan. Të tjerët do të zbuloheshin gjatë përballjes me Vetingun, falë raporteve të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar mbi pastërtinë e figurës. 

Në prill të këtij viti, gjatë procesit të Vetingut u zbulua se edhe Prokurorja e Tiranës, Elfrida Bregova, ishte gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte hequr vizat. Elfrida Bregova është konfirmuar në detyrë nga shkalla e parë e Vetingut. Megjithatë, fati i prokurores do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pasi Komisioneri Publik kundërshton vendimin e KPK-së, duke kërkuar rishikimin e vendimit nga KPA-ja. 

Në janar të vitit 2009, Ambasada Amerikane i ka refuzuar dhënien e vizës gjyqtares së Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj. Gjyqtarja nuk e kishte deklaruar këtë fakt në formularin për figurën, por Komisioni Vetingut e vlerësoi si jo jopenalizues mosdeklarimin. Gjyqtarja u konfirmua në detyrë. 

Në 26 janar 2017, Ambasada Amerikane i ka hequr vizën gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj. Ky fakt nuk është reflektuar në formularin e pastërtisë së figurës, pasi gjyqtari e kishte plotësuar dy ditë para, në 25 janar 2017. Islamaj u shkarkua nga shkalla e parë e Vetingut. Por, KPA-ja e riktheu në detyrë në prill të vitit 2022, duke e gjetur të padrejtë vendimin e shkallës së parë. Islamaj është gjyqtari i dytë që kaluar të dy shkallët e Vetingun nga lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që u është refuzuar viza amerikane. 

Drejtoria për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, në tetor 2019, hartoi një raport për llogari të Vetingut, duke konstatuar se Fatmira Hajdari ishte pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilëve Ambasada Amerikane në Tiranë u kishte hequr vizat si të korruptuar. Vetë ish gjyqtarja Hajdari ka deklaruar se viza amerikane i është bllokuar deri në fund të procesit të Vetingut dhe jo si e korruptuar. Gjithsesi, si DSIK, ashtu edhe Vetingu, kanë konstatuar se zonja Hajdari nuk e ka deklaruar bllokimin e vizës amerikane. Fatmira Hajdarit i është bllokuar viza amerikane në 26 janar 2017, ndërsa formularin për pastërtinë e figurës e ka plotësuar një ditë më pas, në 27 janar 2017.

Viza amerikane i është revokuar edhe ish prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beçi, i shkarkuar probleme me pasurinë si dhe për deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e kontrollit të figurës. Viza i është revokuar në 26 janar 2017, fakt që ish prokurori nuk e kishte deklaruar në formularin për pastërtinë e figurës. 
Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën edhe ish gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për shkak të dyshimeve se gjyqtari mund të mos kthehej më në Shqipëri. 

“Kjo mosdhënie ose refuzim i dhënies së vizës mjekësore për mua në vitin 2014 nga ambasada e SHBA-së nuk është deklaruar nga ana ime si fakt në deklaratën e kontrollit të figurës, sepse ky ka qenë një fakt që nuk përfshihej në të dhënat që duhet të deklaroheshin në këtë deklaratë....”, ka deklaruare gjyqtari, i cili u shkarkua nga detyra për probleme me pasurinë. 

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka refuzuar vizitën edhe ish anëtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli, fakt të cilin ish gjyqtari nuk e kishte deklaruar në formularin për pastërtinë e figurës. Zeneli u shkarkua gjithashtu për mospërputhje të shumta në deklaratat e tij të pasurisë. 

Në 26 janar 2017, viza i është hequr edhe ish prokurores Rovena Gashi, në atë kohë drejtuese strukturës së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Gashi u shkarkua më pas nga të dy shkallët e Vetingut me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë. Viza iu hoq edhe ish kryeprokurorit Adriatik Llalla, i cili dha dorëheqjen nga sistemi për të shmangur Vetingun. Llalla më pas u shpall non grata si i korruptuar, ndërsa sot është në arrati për shkak të dënimit me 2 vite burg me vendim të formës së prerë për fshehje pasurie. 

Mes njerëzve të drejtësisë që u është refuzuar hyrja në SHBA, ishte edhe ish gjyqtari i Shkallës së Parë të Tiranës, Artan Lazaj, të cilit i është refuzuar viza. Në fund të muajit janar 2017, Lazajt i është komunikuar bllokimi i vizës, për shkak të disa informacioneve rreth veprimtarisë së tij. Lazaj është shkarkuar gjithashtu nga detyra.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • jola: 17/11/2022 21:20

    Nga amerika këtyre personave u është hequr viza si shumë të korruptuar, nuk mjafton vetëm shkarkimi por konfiskimi i pasurisë dhe vendosja në burg...

    Përgjigju
  • Alb: 17/11/2022 19:29

    Shteti shqiptare ashte i kalbure.

    Përgjigju
  • Turi: 17/11/2022 18:29

    Nuk e kuptoj qe u eshte hequr viza amerikane dhe cfare ? Amerika i shpall non grata personat qe nuk i sherbejne interesave te tyre , kurse vendi jone duhet te vendose qe keta persona kane kryer korrupsion apo jo , qe ne 99% te rasteve jane te korruptuar. Nga momenti qe u provohet vepra penale ligji te veproje me force dhe jo se thote amerika apo ndonje vend tjeter

    Përgjigju
  • Albert: 17/11/2022 18:03

    Të merret si kriter refuzimi i vizës nga ambasada Amerikane për tu shkarkuar nga vettingu është njëlloj si në komunizëm kur ishe i përndjekur sepse kishe xhaxhain ballist. Lesh arapi u bë vettingu në shqipëri.

    Përgjigju
    • Dakord: 18/11/2022 08:36

      U be lesh arapi se jane te gjithe te perlyer qe kur saliu iu tha militanteve te vet shpellare o burra behuni gjyqtare se beheni te pasur.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?