Të hënën nis shqyrtimi i propozimeve për hapjen e listave te 'ligjet'! Kodheli për Report Tv: Do negociojmë me opozitën e re për pragun!

25 Shtator 2020, 14:10| Përditesimi: 25 Shtator 2020, 22:23

  • Share

TIRANË- Mazhoranca është e gatshme të negociojë për pragun zgjedhor. Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja e PS Mimi Kodheli në një intervistë për Report tv tha se propozimi i PS për të pasur pragun zgjedhor në rang kombëtar 3% mund të modifikohet nga propozimet e deputetit Murrizi.

 “Ne e kemi quajtur listë të ngrirë, domethënë lista do të përcaktohet që në fillim. Të hënën dhe të martën pragu 3% mund të modifikohet edhe në propozimet e deputetit Murrizi. Nuk ka pasur pikëpyetje as fërkime dhe në mbledhjen e fundit që kemi pasur. Ne po shkelim në një tokë të re.  Lidershipi ka qenë në presion sepse ka pasur 'presion' le të themi nga palët, dhe i është dashur maturi për të mos krijuar hatër mbetje”, tha Kodheli. 

Sa i përket listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, Kodheli tha se listat do të propozohen nga kryeministri Rama dhe marrin pëlqimin e pjesës tjetër të anëtarësisë së PS-së.

Ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli foli edhe për qarqet më të vështira për t'u fituar.

 “Unë kam një opinion timin për steriotipin në veri apo jug. Nuk ka qarqe të pamundura, nuk ka qarqe që votojnë në shumicë vetëm një parti politike. Marr shembullin e kandidimit tim në Kukës ku në zgjedhjet e kaluara mora 9 mijë vota se kundërshtari. Investime ka pasur nga veriu në jug dhe shpresoj që kjo të përkthehet në një gjykim pozitiv nga qytetarët", tha Kodheli.

Komisioni i ligjeve nuk do të humbë kohë, por do të shqyrtojë në fillim të javës së ardhshme amendamentet e paraqitura  për ndryshimet në Kodin zgjedhor për hapjen e listave, koalicionet dhe pragun elektoral.

Në agjendën e Komisionit përfshihen shqyrtimi i draftit të propozuar nga Partia Socialiste,  por edhe amendamentet e propozuara nga deputetët e opozitës së re, të cilët i depozituan një ditë më parë propozimet e tyre në Kuvend.

Ditën e hënë do të shqyrtohet gjithashtu në parim edhe dy nismat e paraqitura në janar të këtij viti nga deputetët Myslim Murrizi, Halit Valteri dhe Ralf Gjoni për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Ndërkohë opozita jashtëparlamentare ka vendosur të mos propozojë draft për mënyrën sesi do të detajohen në Kod ndryshimet kushtetuese.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?