Nëse deri dje keni pyetur, a do e kandidojë Basha në listat për deputet Sali Berishën, keni gabuar shumë.
Ka ardhur koha të pyesni anasjelltas: A do e kandidojë Berisha në lista Bashën dhe a do e shkarkoj atë pas humbjes më 25 prill?
Listat nuk i bën Basha, por Berisha.
100% të emrave që janë deleguar në krye të listave të Partisë Demokratike në çdo qark i njoh personalisht.
Duke ruajtur etikën sociale dhe profesionalizmin politik, nuk po analizoj karakteristikat apo vlerat e tyre, por po bëj një konstatim:
100% e tyre janë të preferuarit e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës.
Faktet janë kokëforta dhe provojnë më shumë se analizat:
– Drejtuesit e qarqeve, rrëzuan komisionin Nishani- Rruli- Mustafaj.
– 50% e të zgjedhurve janë jashtë kritereve të Komisionit.
– Anëtarët e Komisionit po fusin veten si deputetë.
– Disa emra të deleguarish nuk u votuan nga Basha apo Komisioni, por i rifuti Berisha në lojë.
– Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Tritan Shehu, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Elidon Bushati, Bujar Leskaj, Mark Marku, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Hoxha (janë kolegë të Berishës, ose miq të familjes së tij)
– Nga 6000 kandidatë, nuk gjen asnjë emër që të jetë prurje e Bashës apo e “Komisionit Nishani”.
– Nga 6000 kandidatë nuk gjen asnjë emër intelektuali të ardhur jashtë strukturave apo listave të Gjirit të Lalzit.
– Nga 6000 emra fushatë kandidatësh, listat po mbahen sekret për t’u çuar me zarf 6 minutat e fundit.
– Nga 6000 emra kandidatësh, asnjë nuk rezulton që mos të ketë lidhje me Berishën.
Po pse gjithë ky izolim dhe kthim prapa?
Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.
Berisha e ka deklaruar me dhjetëra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota, por me revolucion”
Partia Demokratike po shkon nē zgjdhje me disa disavantazhe:
– Pa qeveri teknike
– Pa asnjë bashki demokrate
– Pa dorëheqjen e Ramës
– Pa një Kod Elektoral favorizues
– Pa koalicion solid
– Pa struktura
– Pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
– Pa mbështetje ndërkombëtare
– Pa votat e emigrantëve
– Pa komisione elektorale të sigurta
Për këto arsye Berisha po përgatit planin B: Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 prill.
S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira.
Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë.
Meta nuk rizgjidhet dot president.
Berisha vetë do mbushë 80 vjeç.
Basha duhet të largohet se nuk i shkon më askush prapa.
Në këto kushte duhet të shtrëngojë radhët, të largojë Bashën si fajtor, duke parandaluar çdo “rebelim” brenda radhëve dhe duke rizgjedhur brenda gardës së tij “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”.
Nuk eshte ndonje zbulim. Qysh nga viti 2005, PD po formezohet si parti familiare dhe miqsh te saj. Mos u habitni kur nje dite te shikoni ne strukturat e saj dhe me pas edhe deputete dhe Vajzen, djalin dhe dhendren. Ky i fundit eshte anetari i kryesise se saj. Saliu do te lere pas vdekjes nje parti qe ta mbroje ate edhe kur te mos jete me. Ne pushtet apo ne opozite, ne parlament do jete gjithsesi dhe do kete aty rolin e saj. Te mire apo te keq, kjo do varet nga situatat politike, por mund te jete edhe ne pushtet ne aleanca te ndryshme post zgjedhore vartesisht numrave qe do rezultojne prej tyre, pvaresisht kohes. Pra Saliu thote PD-en time aty do ta keni me 5, 10 apo 20 deputete, pak rendesi ka. rendesi ka qe ata ta zoterojne familiaret dhe besniket e mi. Gjithmone me shprese se nje dite mund t'u hapet rruga edhe per te patur qeverine. ne Shqiperi jetojme dhe Saliu ka treguar se eshte UJK. Po i ve nje deputet qe kushdo e kupton sipas menyres se vet.
PërgjigjuAnalize konkrete dhe korrekte.
PërgjigjuSa mire e thua bre Kreshnik . Te le te kuptosh qe te gjitheve Po ju vjen fundi. Te gjithe jane te mbaruar. Po me gjithe respektin qe kam, po ju a them. Ata kush do qofte e dine fundin . Dhe e quajne veten gjithmone nje hap para. Para teje meje dhe para ndonje turme vallaha te terbuar ( per ata) dhe perfundimi shtojne vila pasuri para... Keto i shikon populli. Kreshnik. Nuk shikon kush vjen kush iken. Po pret kush do denohet.. kush????
PërgjigjuQartesohu per vete o Niku , ju vete na keni thene qe Luli eshte figurant , se kryetar i SHQUP it eshte Saliu , atehere perse duhet te beje tere keto prapaskena me kandidate te skaduar, per te pergatitur humbjen , qe pastaj ta perdore ate si shkak per ta shkarkuar ? Luli eshte kryetar aq sa dhe Tritani ne te shkuaren e tij ! S’ka nevoje per gjithe kete vrarje mendjeje , thjesht nje shenje dhe Luli shkarkohet vete , njejt si ne simotra LSI ,qe kryetar Petriti dhe pse “mori” votat e anetaresise , u vete shkarkua .
Përgjigju