Neves duke shënuar golin ndaj Liverpool

Liverpool eliminohet nga FA Cup, në raundin e katërt spikat Arsenal-Manchester United

8 Janar 2019, 10:05| Përditesimi: 8 Janar 2019, 10:09

  • Share

Pas humbjes ndaj Manchester Cityt në kampionat Liverpooli humbet sërish dhe eliminohet nga FA Cup. Skuadra e Jurgen Klopp i thotë lamtumirë FA Cup që në raundin e 1/32 pasi u ndëshkua nga Wolverhampton në shifrat 2-1.

Skuadra e Espirito Santo kaloi në avantazh në minutën e 37-të falë golit të sulmuesit Raul Jimenez që shfrytëzon një gabim të veteranit James Milner. Liverpooli me shumë ndryshime në formacion arrin që të barazojë në fillimin e pjesës së dytë.

Belgu Origi me një të majtë të bukur arrin të barazojë shifrat në minutën e 51-të. Megjithatë vetëm 4 minuta ka zgjatur barazimi pasi Wolves shënoi sërish me Ruben Neves.

Në të 55-tën futbollisti i Wolves gjen golin e fitores me një gjuajtje nga jashtë zone. Të kota ishin tentativat e Liverpool për të barazuar dhe hedhja në fushë e Salah dhe Firminos nuk ndryshoi asgjë.

Për Liverpoolin FA Cup përfundon që në janar. Në raundin e katërt të FA Cup spikat Arsenal-Manchester United. Manchester City do të përballet me Burnley ndërsa Chelsea me fituesen e çiftit Sheffield Wednesday-Luton.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?