Liverpool duke festuar 1 nga golat në ndeshjen me Burnley-n

Liverpool fiton dhe i bën presion City-t, Chelsea ‘ngec’ në shtëpi përballë Wolves

10 Mars 2019, 17:44| Përditesimi: 10 Mars 2019, 17:47

  • Share

Në “Premier League” Liverpool-i i është përgjigjur Manchester City-t duke fituar me shifrat 4-2 ndeshjen e vlefshme për javën e 30 të kampionatit kundër Burnley. Në “Anfield” miqtë morën avantazhin që në minutën e 6, por “the reds” në harkun kohor të 10 minutave në pjesën e parë përmbysën shifrat me golat e Firminho-s dhe Mane-s.

Në fraksionin e dytë të lojës ishte sërish sulmuesi brazilian Firminho-s që dërgoi shifrat përkohësisht në 3-1, para se Burnley të shkurtonte me Gudmunson. Në minutat shtesë Mane vulosi tre pikët falë golit të dytë personal dhe të katërtin për Liverpool.

Me këtë fitore të besuarit e Kloop ngjiten në kuotën e 73 pikëve, 1 më pak se Manchester City kryesues që të shtunën mposhti 3-1 Watford.

Ndërkohë Chelsea, skuadra që lufton për të siguruar një pozicion që të dërgon në “Champions League”, ka hedhur një tjetër hap të gabuar këtë javë pasi është ndalur me shifrat 1-1 kundër Wolves.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?