Skuadra e Liverpool

Liverpool shtatë fitore radhazi dhe shkon +4 pikë, Dortmund nuk fal

22 Dhjetor 2018, 10:31| Përditesimi: 22 Dhjetor 2018, 10:44

  • Share

Liverpool siguron fitoren e shtatë radhazi në Premier League dhe shkon momentalisht 4 pikë larg Cityt të vendit të dytë. Në stadiumin “Molineux” të Wolverhampton djemtë e drejtuar nga Klopp rrezikojnë në fillim por falë Salah e mbyllin pjesën e parë në avantazh.

Egjiptiani shënon një gol të bukur ndërsa në fraksionin e dytë llogaritë i mbyll Virgil Van Dijk që shënon golin e parë me fanellën e Liverpool. 48 pikë Liverppol në vend të parë 4 më shumë se City.

Sot zbret në fushë Chelsea që përballet me Leicester. City do të pres në “Etihad” Crystal Palace ndërsa United luan në transfertë ndaj Cardiff.

Në Gjermani Dortmund rikthehet mënjëherë tek fitorja pasi ka mposhtur G’ladbah 2-1 në “Signal Iduna Park” dhe e rikthen në 9 pikë diferencën me vendin e dytë. Verdhezinjtë morrën avantazhin në minutën e 42-të me talentin

Jadon Sancho por barazon në fundin e 45 minutëshit Kramer për miqtë. Goli i fitores për Dortmundin vjen nga kapiteni Marko Reus në minutën e 54-të. Skuadra e Favre vijon me momentin magjik ku ka pësuar vetëm një humbje. Sot në kuadër të javës së 17-të Bayerni luan në transfertë ndaj Frankfurtit ku ka shansin të marrë i vetëm vendin e dytë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?