Llalla ankohet për zgjatjen e afateve në gjykatë, Prokuroria: Jemi në pritje të letër-porosive

28 Qershor 2019, 15:44| Përditesimi: 28 Qershor 2019, 15:49

  • Share

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla kundërshton në gjykatë zgjatjen e hetimeve ndaj tij edhe me 3 muaj. Sipas Llalës deri më tani dhe pse janë zgjatur disa herë hetimet prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij.

E teksa ndodhet nën hetim për pastrim parash, korrupsion, ish kryeprokurori do të paraqitet në gjykatë më 3 korrik 2019. Ndërsa prokuroria e krimeve të rënda shprehet se është në pritje të letër-porosive për dosjen Llalla.

Ankimimi i Adriatik Llallës  për zgjatjen e afatit të hetimit

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?