Lleshaj mbledh në ministri drejtuesit e policisë (VIDEO)

9 Korrik 2019, 14:06| Përditesimi: 9 Korrik 2019, 15:18

  • Share

Këtë të martë, Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mblodhi në një takim të gjithë drejtuesit e Policisë së Shtetit, si dhe zyrtarë të tjerë të ministrisë.

Në takimin i cili zgjati për rretrh 4 orë,  të pranishëm ishin zv.ministrat e Brendshëm, kreu i Gardës së Republikës Gramoz Sako, drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu, zëvendës drejtoresha e policisë Aida Hajnaj, drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj, kreu i Policisë Rrugore Mitat Tola, drejtori i Akademisë së Sigurisë Bilbil Mema, si dhe drejtues të tjerë të lartë të Policisë së Shtetit.

Takimi i drejtuesve të lartë vjen edhe një javë pas kërkesës që kryeministri Edi Rama u bëri policisë për goditjen e ndërtimeve pa leje, e kryesisht në zonat bregdetare, fakt ky i cili konfirmohet edhe nga vetë Ministri i Brendshëm.

"Punë e përditshme, mbledhje e zakonshme që bëjmë", - tha në një prononcim të shkurtër për mediat ministri Lleshaj.

Burimet bëjnë me dije për Report Tv, se gjatë takimit ministri Lleshaj ka kërkuar kontrolle të ashpra jo vetëm për zonat bregdetare, por sidomos në parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe kontrolle të imtësishme mbi shkatërrimin e parcelave me kanabis, apo edhe në vende të mbyllura.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?