Sport

Llogari, prapaskena dhe masa të rrepta policore! Madridi në akth, sot caktohet fituesi i La Liga-s mes Atletico-s dhe Realit

22 Maj 2021, 15:23| Përditesimi: 22 Maj 2021, 15:24

  • Share

Spanja dhe kryesisht Madridi do të mbajë frymën sot, pasi në javën e fundit që luhet në orën 18:00 do të vendoset edhe titulli kampion mes Atletico-s dhe Realit.

Sa i përket skuadrës së drejtuar nga Simeone, në çdo rast fitorja kundër kundër Valladolid i shpall kampionë, pasi janë dy pikë më shumë se rivalët e qytetit. Nga ana tjetër Reali duhet të fitojë me patjetër kundër Villareal, pasi është mënyra e vetme për të shpresur. ‘Galaktikët’ mund të shpallen kampionë edhe në rast se Atletico barazon, pasi të dy skuadrat shkojnë me pikë të barabarta, por skuadra e drejtuar nga Zidan ka avantazhin e ndeshjeve direkte.

Ndeshjet e sotme kanë edhe prapavijë. Përshembull Valladolid duhet të fitojë me patjetër kundër Atletico-s për të shpresuar te mbijetesa, ndërsa presidenti i kësaj skuadre është ‘fenomeni’ Ronaldo, i cili ka një lidhje të ngushtë miqësie me presidentin e Realit Perez, por edhe me trajnerin Zidan, që sipas të gjitha gjasave do largohet në fund të sezonit.

Për shkak të situatës kaq të nxehtë për çështjen titull në Madrid policia ka marrë edhe masat në dy sheshet kryesore të qytetit, ku pritet që tifozët të festojnë në fund të vërshëllimës së arbitrit.Do të ketë afro 1000 forca policie. Shumë agjentë do të jenë të organizuar dhe të tjerë në terren për të mos lejuar grumbullimet e tifozëve për shkak të pandemisë “COVID” dhe shtimit të numrave të të infektuarve.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?