Nga selitë e partisë së Sali Berishës dhe asaj të Ilir Metës, ka një sjellje të çuditshme ndaj institucionit, që të dy palët nuk e kanë dashur të konfiguruar në këtë mënyrë.
Jo më kot, shpesh si vetë protagonistët në vetë të parë, por edhe enturazhi i tyre, e quajnë Prokurorinë Speciale ndaj Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, si një organ i drejtuar nga Edi Rama.
Në fakt deri tani, SPAK, lëvizjet më të mëdha në drejtim të hetimeve të politikës së lartë, i ka bërë pasi është njoftuar nga Monika Kryemadhi. Bëhet fjalë për një material, që një vit më parë, ish-kryetarja e LSI-së dërgoi në SPAK, ku akuzonte ish-ministrin e Mjedisit të LSI Lefter Kokën dhe ish-zyrtarin tjetër të LSI-së Alqi Bllako.
Lëvizja e LSI-së erdhi pasi si Koka ashtu dhe Bllako u larguan në LSI dhe u zgjodhën deputetë të Partisë Socialiste më 21 prill 2021.
Kreu i SPAK, ka deklaruar gjatë një interviste te Zëri i Amerikës, se për çështjen e inceneratorëve hetimi po zhvillohet i plotë.
Në përgjithësi, ndërsa në rastin e krimit të organizuar, posaçërisht narkotrafikut, SPAK ka lëvizur sipas një skeme tipike force, duke përfituar natyrisht nga ndërlidhja perfekte me DIA-n italiane, apo edhe agjencitë e tjera të njohura si DEA në SHBA apo edhe në vende të tjera të Europës, në lidhje me korrupsionin e zyrtarëve të lartë, ka pasur një linjë që nuk ndiqet prej sensibilitetit politik.
Në vitin 1992, skuadra “Mani Pulito” e Milanos goditi fort kupolën e sistemit të rryshfeteve, si baza e funksionimit të korrupsionit politik të instaluar në vend. E kjo ishte edhe ajo që publiku e kërkonte. Të niste hetimin me politikanët e lartë që janë pasuruar ndër vite nga sistemi i rryshfeteve.
Në Shqipëri, SPAK, ende nuk ka nisur goditjen e madhe që pret publiku i gjerë, i cili ka përkrahur në masë reformën në drejtësi. Si një instrument për t’i dhënë goditje të fortë pandëshkueshmërisë, e për të pasur për herë të parë një hetim për “pezzo novantat” që jo vetëm nuk janë hetuar asnjëherë, por edhe kur ka pasur hetime, ato janë penguar dhe bllokuar.
E si pasojë e këtyre lëvizjeve nga ana e prokurorisë special ka nisur që të tirret një teori konspiracioni se do të ketë “goditje të balancuara”, “hetime nga të gjitha palët” etj.
Në këtë rast, SPAK nuk mund të funksionojë si një balancë e humoreve politike të kupolave, por si një institucion që godet korrupsionin e lartë pa parë se ku po hyn, e sa do të preket pala tjetër.
Nga ana e partisë së Berishës dhe të Metës, SPAK po akuzohet fort këto ditë se nuk po ndërmerr hapa të mëtejshëm për ato hetime që kërkojnë ato. Ndërkohë që edhe mazhoranca ka bërë kërkesat e saj, e kritikat e saj ndaj prokurorisë Speciale.
Porn ë këtë rast, SPAK nuk mund të funksionojë si emisioni “Një këngë për ty” e Top Albania Radios, ku transmetohet muzikë sipas kërkesave të dëgjuesve.
SPAK, natyrisht që duhet të jetë e ndjeshme ndaj kërkesave të publikut. E nëse shikohet posta elektronike, apo edhe ajo fizike e Prokurorisë Speciale, do të shikohet një masë e madhe, madje shumë e madhe denoncimesh që i vijnë prokurorëve nga njerëzit, për zyrtarë e ish-zyrtarë të ndryshëm.
Në kushtet e një kufizimi administrative apo burimesh njerëzore e financiare, natyrisht që hapja e hetimeve për çdo denoncim sipas gjasave do të ishte e pamundur. Po përse atëherë nisen me prioritet çështjet e dërguara nga politikanët dhe jo nga njerëzit? Natyrisht ktë çështje e shpjegojnë më mirë drejtuesit e institucionit, por njerëzit presin që të paktën të nisin nga “Peshkaqenët e Korrupsionit”. Ose të paktën të fillojë një zbardhje e pasurisë së krerëve të politikës, ku jetojnë, sa para kanë, pasuri të tundshme e të patundshme. Është ndoshta e vështirë, por pa nisur kjo, nuk duket se është kuptuar arsyeja e ngritjes së prokurorisë Speciale. Nëse nuk fillohet me kampionet e pandëshkueshmërisë, edhe efekti do të jetë jo ai që në fakt përbën edhe thelbin e një hetimi apo një vendimi gjyqësor. Ndikimi që një vepër penale e tillë të mos ndodhë në të ardhmen. “Peshkaqenët e korrupsionit” nuk janë pre e lehtë për asnjë “gjuetar gjitarësh diabolikë”. E ka provuar Antionio di Pietro, apo edhe shumica e prokurorëve e punonjësve të “Mani Pulite”, shumica e të cilëve jeta u trazua dhe komlikua fort. Laura Korvesi, homologia e Arben Kajës në Rumani, provoi mbi vete shkarkimin, hetimin e sulmin nga njeriu që SHBA e ndëshkoi me “Non Grata”, por në fund e shpërbleu pikërisht vendosmëria për të mos u ndalur. Sot është Kryeprokurore antikorrupsion e Bashkimit Europian. SPAK, askush nuk e ka menduar se do të jetë një adriatikllallë 2.0 apo një KLSH me më shumë kompetenca…
presim shume nga SPAKU POR DERI TANI asnje REZULTAT nga ata qe ja nxine jeten shqiptareve .. ne demokraci gjoja
PërgjigjuAvash avash mbas hekurave e kan vendin ato si sala dhe likja per t gjitha krimet qe kane bere ne shqiper dhe kjo dite do vije shume shpejt mbajeni mend
PërgjigjuE drejton rama thone se ju shkon nga shtate kur permendet spaku
PërgjigjuNormale qe do ken sjelle te cuditshme ata se skan fytyr te perballen me ligjin se jo vetem ata por dhe ne populli i thjesht i dim cfare kane bere
PërgjigjuDrejtesia po vete aty ku duhet dhe te gjithe jemi te barabart me ligjin dhe kush ka vjedhur duhet te denohet
PërgjigjuO sali o ilir jeni shume te peshtire
PërgjigjuSdrejtohet nga Rama spaku se sdo kishte futur koleget e tij kur e merituan po njerezit tek te tjeret sulmojne ato pasiguri qe kane tek vetja keshtuqe saliu dhe meta me mire te mbyllin gojen dhe te zhduken se mos i bie lapsi dhe tyre
PërgjigjuEdhe ne Shqiperi po behen goxha hapa te rendesishme per goditjen e krimit dhe korrupsionit politiko-qeveritar,permendim vetem dy me "pikantet" e javes se kaluar: e para,vizita e hajna-marës-krajes ne USA, fotoja e tyre me perfaqsues te FBI dhe e dyta,denoncimi "fuqishem" i shoqesNafije,alias monakryemadhitmetës,pra u hodhen dy sapllake me uje per te shuar zjarrin e krimit dhe korrupsionit politiko-qeveritar shqiptar dhe populli duhet te ndihet i lumturuar......perpara per fitorje te reja!
Përgjigju