Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur këtë të martë të përfundojë procesin e rivlerësimit për prokurorin Pelivan Malaj pa një vendim përfundimtar për çështjen pasi objekti dhe qëllimi i këtij procesi është bërë i pamundur. Shkak për këtë vendim të kolegjit është bërë një vendim i marrë më herët nga KLP, që më 17 prill ka vendosur ta nxjerrë në pension prokurorin, që ishte i pezulluar nga detyra pasi ishte shkarkuar nga KPK më 11 janar 2021 për shkak të mos justifikimit të pasurisë.
Ky vendim ishte ankimuar nga vetë prokurori dhe më datë 19 mars 2024, Kolegji i Posaçëm i Apelimi njoftoi në faqen online se më datë 22 prill do të gjykohej në dhomë këshillimi ankimi i prokurorit Pelivan Malaj kundër ankimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin e tij nga detyra. Ndërkohë nga ana tjetër, vetë Malja i cili duke dashur të dalë ne pension me statusin e prokurorit, kishte depozituar rreth 20 ditë para vendimit të KPA-së kërkesën për dalje në pension dhe vetëm pesë ditë përpara se Kolegji të mblidhej për të shqyrtuar ankimin e Malajt në dhomë këshillimi, KLP-ja vendosi të kalojë në rend dite një kërkesë të këtij subjekti rivlerësimi dhe deklaroi përfundimin e statusit të tij magjistratit për shkak të daljes në pension.
Më 22 prill, trupi gjykues i KPA-së që shqyrton ankimin e Malajt u mblodh dhe me shumicë votash vendosi të pranojë kërkesën e subjektit për shtyrjen e seancës gjyqësore për të konfirmuar që vendimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë “Për mbarimin e statusit të magjistratit” ka marrë formë të prerë dhe ne seancën e kësaj të marte u vendos përfundimin e procesit pa një vendim përfundimtar.
Ky pushti ka tere jeten qe vjedh dhe ka nxjerre tere kriminelet nga burgu Ketij I duhen marr ter pasurite dhe 20 vjet burg I ka pak Ta gezoni vetingun
Përgjigju