Diaba Konaté

Lojërat Olimpike/ Diaba Konate, basketbollistja me shami që është e ndaluar nga Franca

25 Korrik, 19:04| Përditesimi: 25 Korrik, 19:08

  • Share

Basketbollistja franceze Diaba Konaté është mbrojtësja më e mirë në kampionatin universitar në SHBA. Por ajo nuk mund të luajë në vendin e saj, as me kombëtaren në Lojërat Olimpike, për shkak të shamisë që mban në kokë.

Diaba Konaté u zgjodh mbrojtësja më e mirë e sezonit të kaluar në basketbollin universitar në konferencën Big Ëest në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin e saj të fundit në Universitein e Kalifornisë, ajo pati mesatarisht  7.5 pikë, 2.4 topa të zotëruar në tabelë dhe 3.7 asist për ndeshje.

Konaté, e lindur dhe rritur në Paris, ka përqindje të lartë shënimi me gjuajtjet e lira dhe është e aftë të fitojë shumë topa. E vetmja gjë që nuk mundet të bëjë është të luajë basketboll në vendin e saj, përfshirë edhe pjesëmarrjen me kombëtaren franceze në Lojërat Olimpike të Parisit.

E gjitha kjo për shkak se mban shami në kokë. Federata Ndërkombëtare e Basketbollit më 2017 rrëzoi ndalimin global të shamive që përdorin një pjesë e sportisteve myslimane. Por Federata Franceze e Basketbollit nuk ndoqi të njëjtën linjë, duke zgjedhur të aplikonte ligjet e vendit për sekularizmin, të cilat ndalojnë mbajtjen e simboleve apo veshjeve që shprehin përkatësi fetare në shkollat publike dhe institucione të tjera të lidhura me shtetin.

Sportiste si Konate thonë se kjo ka pasur efekt negativ në karrierën e tyre në basketboll. Aktivistët thonë se ndalimi i shamisë në Francë nuk është thjesht diskriminues. Ai u ndalon grave dhe vajzave myslimane pjesëmarrjen në sporte, për argëtim apo profesion dhe ky përjashtim mund të ndikojë negativisht në jetën e tyre, përfshirë shëndetin mendor dhe fizik.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • WTF: 25/07/2024 20:17

    Shamia lejohet, burka qe mbulon fytyren nuk lejohet.

    Përgjigju
  • Or tej: 25/07/2024 19:47

    Mire jua bejne or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?