Norbert Kobielski

Lojërat Olimpike/ Telashe për Poloninë, sportisti rezulton me doping para 'Paris 2024'

25 Korrik, 20:31| Përditesimi: 25 Korrik, 20:33

  • Share

Lojërat Olimpike të Parisit u shndërruan në tabu për Norbert Kobielski. Polaku është pezulluar nga kompeticioni i kësaj vere në kryeqytetin francez, pasi ka rezultuar pozitiv në testin e dopingut.

Nga testet anti-përdorimit të substancave të ndaluara, sportisti i kërcimit së larti doli në përfundimin se kishte përdorur një substancë të ndaluar si metaboliti Pentedrone norephedrine.

Ajo ndihmon sportistin për të lehtësuar dhimbjet gjatë aktivitetit fizik. Kobielski fitoi medaljen e bronztë në Lojërat Evropiane vitin e kaluar, ndërsa ai regjistroi lartësinë më të mirë personale prej 2.33 metrash në eventin final të Diamond League në shtator.

Lojërat Olimpike nisin këtë të premte (nesër), teksa kualifikueset e kërcënimit së larti për meshkuj do mbaheshin më 7 gusht.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?