Foto ilustruese

Kronikë

Vjedhje dhe drejtim automjeti pa leje, arrestohen 3 persona për vepra të ndryshme në Elbasan

22 Shtator 2021, 09:12| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 09:15

  • Share

ELBASAN- Në kuadër të parandalimit dhe “goditjes” së paligjshmërisë në vend, policia e Elbasanit, ka arrestuar 4 persona për vepra të ndryshme penale.

Për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, është arrestuar 23-vjeçari, F.Ç, banues në Elbasan, pasi në lagjen "Dyli Haxhire", është konfliktuar dhe më pas ka goditur për shkak të detyrës, rojën e një dyqani.

Në pranga është vënë edhe një i mitur, 15 vjeç, B.E, pasi në lagjen "Syrja Dylgjeri", Elbasan, ka vjedhur biçikletë.

Policia rrugore, ka arrestuar një 25-vjeçar, K.D, i cili u kap duke drejtuar një motor pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?