Lokalet, Duma garon në Durrës
Basha: Fytyra emblematike e PD

15 Prill 2015, 09:15| Përditesimi:

  • Share
DURRES -  Partia Demokratike prezantoi Grida Dumën si kandidaten zyrtare të së djathtës për garën elektorale të 21 Qershorit në bashkinë e Durrësit. Në këtë mënyrë, lideri i opozitës Lulzim Basha vendosi të shpërfill kandidatin Agron Duka që Fatmir Mediu prezantoi publikisht nën siglën e Partisë Republikane. Megjithatë, aleati historik i demokratëve merr përsipër rriskun e humbjes dhe nuk braktis koalicionin e djathtë.

Ora 11:15 Duma: Mirënjohje PD për shansin, i kthej Durrësit shpresën
Kandidatja e sapozgjedhur nga PD për të garuar në zgjedhjet elektorale të Bashkisë së Durrësit, Grida Duma e cila u prezantua personalisht nga lideri demokrat Lulzim Basha tha se do të garantojë fitoren.
 
“Po kthehem tek qyteti im i lindjes sepse Durrësi e meriton t’i kthehet qytetaria. Sot do të fillojmë një etapë tjetër. Do kthehem shpresën e metropolit të dytë të Shqipërisë të rëndësishëm, do kthejmë fitoren, dhe mirënjohje PD që më dha shansin”, u shpreh zonja Duma. 


basha

Ora 11:00
Basha: Grida Duma, fytyra emblematike e nisjes së re të demokratëve

Lideri i Partisë Demokratike Lulzim Basha prezantoi publikisht Grida Dumën si kandidate për Bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 21 qershorit. Nga qyteti bregdetar, kryedemokrati Basha tha se zonja Duma është një kandidate potenciale e së djathtës për të garantuar fitoren e Bashkisë. Një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, e ka cilësuar lideri i opozitës Basha.
 
“Ditë e bukur për qytetarinë e Durrësit, demokratët mbështetësit dhe aleatët. Sot shpallim kandidaturën tonë, të qytetarëve për një Durrës modern. Kemi premtuar një ofertë të re sepse koha nuk pret më, njerëzit duan ndryshim, të djathtë e të majtë, në Durrës e anembanë Shqipërisë janë të pakënaqur.  Oferta jonë e re ka pasur disa personalitete e fytyra mbi të cilat është bazuar, njëri më dinjitoz se tjetri, por zgjedhja e PD dhe e aleatëve tanë pa rezervë shkon tek një bijë Durrësi, vajzë Durrësi, nënë Durrësi, një fytyrë emblematike e nisjes së re të demokratëve, të një intelektualeje të kalibrit evropian, akademike e shkëlqyer, politikane e dashur dhe e admiruar nga durrsakët. Grida Duma, kandidatja juaj dhe kryetarja e ardhme e bashkisë së Durrësit”, u shpreh Basha. 

Basha: Duka figurë dinjitoze e së djathtës, mbështetja e PR ndaj Dumës garanci për fitore
Kreu demokrat nuk la pa përmendur edhe kandidaturën e mundshme të Agron Dukës që u diskutua për në këto zgjedhje, ku u kujdes të theksojsë se zoti Duka është një figurë dinjitoze e së djathtës. Basha tha se e shikon garanci për fitore të së djathtës, faktin që deputeti i Durrësit Duka dhe Partia Republikane do të mbështesin Grida Dumën.
 
“Në garën për Durrësin përveç figurave të PD-së pati edhe një kandidaturë dinjitoze të aleatit të PR, Agron Duka. Duke vlerësuar me pozitivistet ofrim e figurës së tij, duke vlerësuar po kështu bashkimin pa rezervë të PR në mbështetje të Grida Dumës si një garanci shtesë për garantimin e fitores së Durrësit. Gara që na pret nuk ka për qëllim fitoren e PD, opozitës por ka për qëllim fitoren e çdo qytetari të bashkisë së re të Durrësit”, u shpreh nga qyteti bregdetar lideri i opozitës Lulzim Basha.


Ora 10:30 Fatmir Mediu reagon per A1 Report: Ja pse Duka do te fitonte zgjedhjet!
Në një lidhje telefonike për A1 Report, kreu republikan Fatmir Mediu, tha se pavarësisht garantimit të fitores së bashkisë së Durrësit nga Duka, PR do të mbështesë Grida Dumën për të fituar Bashkinë prej 2 mandatesh nën pushtetin e kryetarit nën siglën e PS Vangjush Dako.
 
Kemi disa ditë që jemi në diskutime intensive me PD, zotin Basha, PR dhe zotin Duka. Siç kemi deklaruar e rëndësishme është që e djathta të vë një figurë konkurruese. Kemi pasur bindjen që zoti Duka do të ishte fitues. Ne do të mbështesim që të fitohet bashkia e Durërsit. Kandidatura e zotit Duka ka qenë e propozuar nga vetë PD, është figurë absolute e së djathtës që do të fitonte bashkinë e Durrësit. Por interesi i PD dhe PR është që të fitohet bashkia e Durrësit. Kandidimi i zonjës Duma është me mirëkuptim si me zotin Duka dhe me struktura e PD, kemi një marrëveshje që e kemi konsideruar në parim për të mbështetur kandidatët”, tha Mediu për A1 Report.
 
Në këtë mënyrë, sipas marrëveshjes së koalicionit të arritur tashmë mes PD-së dhe PR-së, aleatët do të kenë përfaqësim të përbashkët në 61 Bashki.

Kandidimi i deputetit Agron Duka në Bashkinë e Durrësit, ka hasur edhe në kundershtinë e ish-kryeministrit Sali Berisha i cili i ka kërkuar Bashës që të mos kanddidojë në Durrës "Klanin e Zemunit" , kjo duket se ka ndikuar edhe në vendimin e demokrateve per t'u përfaqesuar në këto zgjedhje me Grida Dumës, aktualisht koordinatore për mediat në selinë blu.

I pyetur në lidhje me këtë deklaratë, kreu republikan Fatmir Mediu tha se “ka ardhur koha ta lëmë banalitet”. Ai shtoi se në kohën kur Agron Duka është kandiduar deputet  në Durrës dhe Sali Berisha ka qenë dakord. 

I pyetur se përse PR u tërhoq nga deklaratat se do të dilte e vetme në zgjedhje, Mediu tha se “qëllimi kryesor është të fitohet bashkia Durrës. Përçarja e së djathtës nuk është e vlefshme”. 

Ditën e djeshme forca më e madhe opozitare, PD ka zyrtarizuar Kasem Mahmutaj si kandidat për Bashkinë e Beratit. Mahmutaj vjen nga Partia Republikan dhe kjo mund t’i ketë ulur tensionet mes palëve.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?