Kultura

“Lokomotiva’’ / Seriali shqiptar fiton zemrat e të huajve, ftesë për të zhvendosur serinë e tretë në Itali

12 Maj 2021, 14:14| Përditesimi: 12 Maj 2021, 14:30

  • Share

TIRANË- Në një intervistë në emisionin “Rreze Dielli”  folëm për rikthimin e serialit “Lokomotiva” një prodhim shqiptar nga producenti Ermal Qori. Seriali do të shfaqet për publikun me 14 maj tek Amfiteatri i liqenit artificial në kryeqytet.

Një serial me komedi, aventurë dhe dramë që xhirohet në peizazhin e bukur të Shqipërisë së egër natyrore. Ndërsa i pyetur më tepër për mënyrën se si ka përzgjedhur ta sjellë këtë serial producenti Ermal Qori u shpreh se në Shqipëri është e pamundur të bësh 100% projekt kinematografik:

Filozofia e projektit ka qenë që deri diku aktorët të jenë real, pra nuk e kemi bërë 100% projekt kinematografik sepse edhe po të duam besoj është e pamundur të bëhet diçka e tillë. Nuk e kemi ne në Shqipëri mundësinë të bëjmë një projekt të tillë 100% kinematografik për të bërë konkurrencën. Ne i kemi qëndruar asaj linje por edhe kemi patur një lloj lirshmërie që të jenë paksa realë, një serial por disi edhe real, pra të tolerojë. Prandaj edhe aktorët janë ndjerë mirw" tha ai.

Tashmë ndryshe nga seria e parë kjo seri vjen në bashkpunim me aktorë italianë të cilët janë treguar të gatshëm për të zhvendosur serinë e tretë në shtetin italian.

“Kur e kam menduar paraprakisht  kam thënë do më duhet të ulem shumë herë më shumë me veten time që të bëj një plan strikt”

Ai u shpreh se e ka idenë e qartë se çfarë do të trajtojë në serinë e ardhmshme megjithatë ka ende punë:

“Ndonjëherë detajet e vogla që ne i neglizhojmë janë vërtet shumë me peshë, në moment kur ti shkon në terren dhe fillon xhirimet duhet përllogaritur gjithcka, një detaj i vogël kushton shumë sidomos në vend të huaj’ përfundoi producenti Ermal Qori.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?