Dy të rinj nga qyteti i Elbasanit, janë arrestuar nga policia në Lodër me një sasi të konsiderueshme droge dhe 300 mijë paund cash.
Operacioni për arrestimin e Egli Hazizollit dhe Mikeljan Baca, të dy nga qyteti i Elbasanit, është kryer nga njësitë e investigimit kundër drogës në Londër. Baca dhe Hazizolli, janë ndaluar në një nga rrugët e Londrës me 14 kile kokainë të klasit A, dhe me vete kishin dhe një sasi prej 300 mijë sterlina.
Sipas një njoftimi të policisë, makina e dy të rinjve nga qyteti i Elbasanit, u ndalua në rrugën Camrose Avenue, Edgëare, në Londër. Momentalisht të dy të rinjtë janë mbyllur në burg nga gjykata nën akuzë për “Posedim dhe tentativë shitje droge klasi A” dhe “Pastrim parash”.
Emrat e këtyre personave i janë përcjellë dhe policisë së Shtetit, e cila nga verifikimet e kryera ka konstatuar se dy të arrestuarit Hazizolli dhe Mikeljan Baca, janë pjesë e një grupi në Elbasan, që vepron në Angli, ku specialiteti i tyre është trafikimi dhe shitja e kokainë në disa qytete të Mbretërisë së Bashkuar.
Burime thanë për Shqiptarja.com se ka indicie dhe dyshime të forta se dy të rinjtë vepronin në kuadër të një grupi të fuqishëm në Angli.
O Vlora, ca te kan ber ata ty vlla qe te nxorren bojen? Kot ta dim per gallat? Ka dhe Afrikan, Turq, Kinez, Rus e lloj lloj rrace tjeter qe meren me mall, apo vetem me Shqiptaret te iken bojaxhiu ty? Ik futi nai pace tines mos te shikoj njeri dhe mbaj bojen. Ne Shqiptaret perforim shum komente negative mdaj njeri tjetrit dhe me ben te mendoj qe vijn nga xhelozia.
PërgjigjuInjorant shko puno me djerse!
...Po ! Ke te drejte o vlonjat... Ju na vendosni bojen.... Hahahahahahahahah
PërgjigjuKërma qelbesira plera qe na nxorene bojen!
Përgjigju