Sadik Khan dhe Erion Veliaj

Politikë

Londër/ Veliaj takon homologun britanik: Krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, sport, biznes e kluturë

13 Nëntor 2021, 11:05| Përditesimi: 13 Nëntor 2021, 13:51

  • Share

LONDËR- Kryebashkiaku Erion Veliaj është në një vizitë zyrtare në Londër, ku është pritur nga homologu i tij britanik, Sadik Khan. Përmes një postimi në 'Twitter', Veliaj shkruan se është krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në fusha si arsimi, sporti, biznesi e kultura në Londër.  

Veliaj thekson se ka ftuar homologun e tij britanik të vizitojë Tiranën e cila vitin tjetër do të jetë dhe Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Kënaqësi e veçantë të takoja Sadiq Khan, një mentor dhe mik i vjetër! Jam shumë krenar për integrimin e komunitetit shqiptar në arsim, biznes, sport dhe kulturë. Londra është vërtet një qytet i hapur dhe progresiv. Pres me padurim vizitën e Kryetarit të Bashkisë së Londrës në Tiranë për 'EuropeanYouth Capital2022', shkruan Veliaj.

Ora 13:47
Kryebashkiaku i Londrës pas takimit me Veliajn: Diskutuam për një të ardhme më të mirë për dy qytetet tona

Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan ka publikuar foto nga takimi me kryetarin e Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj. Khan shkruan se ndau me homologun e tij vendosmërinë për një të ardhme më të mirë të dy qyteteve.

“Fantastike të takoja dje kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Ndamë vendosmërinë tonë për një të ardhme më të ndritur, më të drejtë, e më të gjelbër për qytetet tona”, shkruan kryetari i Bashkisë së Londrës.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?