Kryeministri Rama dhe zv.kryeministri Ahmetaj

Lorenc Vangjeli: Kurthi i Ramës me daullet e tërmetit dhe tërmeti i Ahmetajt

22 Prill 2022, 17:10| Përditesimi: 22 Prill 2022, 17:16

  • Share

Ka disa muaj që Edi Rama shëtit me një tufë të madhe çelësash në xhep. I shpërndan ato në Tiranë, Durrës, Kavajë, Mamurras, Laç, Kamëz, Shijak apo në Golem e gjetkë. Dy vjet më parë vizatonte projekte në 3D dhe dëgjonte kritikët e tij që e akuzonin dhe njëherë si përherë, si rob të formës mbi përmbajtjen, si mjeshtër të fjalës, por jo të veprimit duke pritur t’i vijë dita që të shpaguhej me analfabetët që flasin me ton akademikësh. Tashmë, duke shpërndarë apartamentet e reja, të ndërtuara apo të rindërtuara mbas tërmetit të nëntorit 2019, ai ka ngrehur kurthin model për kundërshtarët e tij. Një çark në të cilin, më shumë nga ligësia se nga padija, më shumë nga verbimi prej urrejtjes se miopia klasike, kanë rënë të gjithë.

Edi Rama ju imponoi veten njëkohësisht edhe atyre që e duan me pahir në partinë e tij, edhe sfidoi kundërshtarët nga pozitat e forces, për mandatin e katërt me hir apo me pahir.

Në Lezhë ishte stacioni i fundit në rradhë dhe aty e pritën sipas mënyrës që shqiptarët presin gjithmonë udhëheqësin e rradhës: valle me ritmin e daulles. Pa dashur t’ja dinë se daullet bien sot, por do të dëgjohen së paku, tre vjet më pas. Atëherë kur të vijnë zgjedhjet e rradhës dhe kur Rama do t’u imponohet, të vetëve dhe kundërshtarëve, me provën reale se ai lidh formën me përmbajtjen dhe se hendeku i tij mes të thënës dhe të bërës është i ngushtë, sa vijëza ku futet fleta e votimit. Por edhe kjo është vetëm kronikë politike. Eshtë lajm i ditës për publikun dhe “nder” i jetës për të dëshpëruarit nga tërmeti. I vetëdijshëm që kush iku atë mbasmesnatë nëntori nuk kthehet më, ai shenjon se ata që mbeten pas, fituan shtëpi të reja. Në fakt, kjo është vetëm ajo çfarë duket dhe deri më sot, askush nuk ka folur për një standart të ri që u vendos, për një lartësi steke, të cilën, kryeministri i fundit të mandatit të dytë dhe i fillimit të mandatit të parë, e ngriti për t’ja bërë jetën të vështirë cilitdo pasardhësi të tij. Duke nisur me të vetët që janë të gatshëm të betohen në publik se Rama është bekimi dhe kushti i vetëm për të marrë dhe qëndruar në pushtet dhe duke përfunduar tek kundërshtarët që duket se janë mallkuar pa kushte. Nesër, në të njëjtat rrethana – Zoti mos e dhëntë – nëse bie një tërmet tjetër, kreu i rradhës i qeverisë do të duhet të bëjë bashkë premtimin me veprimin kur të thotë mes rrënojave: Ne nuk do t;ju lemë vetëm! Shteti do t’jua ndërtojë shtëpitë nga e para! Më të mira sesa ishin dhe falas!

Dhe pastaj duhet të dalë nëpër botë si lypës luksoz, siç thotë ai që ka luksin të bëjë populistin nga halli dhe të gjejë një miliard e kusur euro keqardhjeje dhe solidariteti nga një dynja që po e njeh gjithmonë e më pak edhe keqardhjen, edhe solidaritetin.

Pastaj duhet të shpikë Arben Ahmetajn e tij, që të gjëmojë me letra në duar, llaçin dhe tullat që duhen për ndërtim, pastaj duhet të shndërrojë në Benz gjerman, makinën e përgjumur me avull të pushtetit lokal, ku veç Erionit të Tiranës e ndonjë tjetri, të tjerët vetëm nxjerrin avull; dhe pastaj të shkojë në aheng me daulle dhe valle me daulle të njerëzve që e shohin nga xhepat. Aty ku kryeministri i rradhës duhet të fshehë çelësat e shtëpive, si gjyshet karamelet për nipërit. Me një diferencë: çelësat janë karamele që ëmbëlsojnë në breza dhe janë të shtrënjta për qamet. Dhe me një detyrim, transparencë për mënyrën si u shpenzuan qindarkat që të gjitha bashkë do të kalojnë miliardin e eurove.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • era: 23/04/2022 12:12

    o popull injorant cfar shtepishe ju bere Ed Rama ato jane lekt tona se nuk e dini ju se sa taksa dhe tatime derdhim ne biznese qe ju te jetoni ne llukse me pushime ne dubaj a ku tjeter i harruat ndimet qe edhen nga gjithe bota , po ta dini qe vetem gjysma e atyra jane bere shtepi se te tjrate i ka fut ne xhep kryemeinistri me ato ministrat a ministrat e tij.

    Përgjigju
  • Dako: 23/04/2022 02:29

    Shoke dhe shoqe! Edhe une si parafolsit e them me bindje se shtepite populli i ka prej shokut Rama. Ayyyu gjemoi boten dhe ndaj shkundi thesin me BE me Arabi dhe me Turqi. Posi! E pastaj perveshi menget, corapet e kapi thesin e cimentos pre zverku e kapi! Posi! E po me qysqi hapi themele, mistri suvatoi dhe zdrukthin nuk e ndau nga dora sa dyer e dritare lemoi! Posi! Pra ua ka borxh njerzia. Jo si kryeminister apo si qeveri, le si deputet jo e jo. Vete o vete me ate largpamesine qe ngrihu Enver nga varri ngrihu e cte shoc! Yxhymer me sbehet. Tani cte thuac me shume? Edhe vete shoku Zylo do kishte shashtisur nga shkelqimi i udheheqesit tone shokut Rama.

    Përgjigju
  • tajar: 22/04/2022 19:28

    premtove qe do ndertoje strehe per ata te prekurit nga termeti dhe e realizove. je gjigand. vazhdoni me punen qe beni, mos degjoni asnje

    Përgjigju
  • Gradishta: 22/04/2022 18:34

    O Lorenco mos i bjerë Korçës nga zvesda kur je në mborje thonë korçarët,kur ra tërmeti ti dhe tërë soji i juaj rrahët ujë në Ava nëpër studio,bile dhe u gëzuat disa se sipas jush "regjimit"të Ramës i erdhi fundi ,por jo ai nuk qëndroi as në zyrë dhe as në studio,ato jua la ju dhe u bashkua me fatkeqët ,bëri sa mundi për t'a,ju dha kurajo,ju dha siguri,dhe mandej megjithë vështirësitë e krijuara dhe nga tërmeti tjetër dhe më i keq që e kish emrin Pandemi asnjëherë nuk u Tut por u bë lypsi klasik përtë strehuar popullin e vet të ngelur pa strehë nga tërmeti,për të vaksinuar popullin e vet dhe sot me plot gojë edhe më skeptikët apo dashakeqet e kazanit duhet thënë se ju ka ngelë sharra në gozhdë për të përmbysur atë që ata e quejnë regjim,turp për kazanin,populli shikon,vlerëson dhe voton.tashmë kazani çka gatuar të marrë garuzhden dhe t'a hajë. Nejse gjëja më e lehtë në këtë botë është të dhashë,kritikosh e denigrosh vënd e pa vënd atë që punon,por paradoksi i juaj 30vjeçar Lenco është që kurrë nuk u bëtë njëherë burra të thoni e analizoni të vertetën për ata që e kanë vrarë,vjedhur,shitur e plaçkitur këtë popull,për ata që populli në shumicë i shikon e vlerëson si kriminelë ,ndërsa ju para tyre ju Meket goja dhe i Shini si e ardhmja e demokracisë me në krye vampir baca Salinë.

    Përgjigju
    • Jani: 23/04/2022 02:32

      Qe te jemi te sinqerte Berisha apo Meta qe te dy mut muti jane. Por qe ta nxjeresh kete birbon si paste dhembesh kur eshte menkeq se nje mendere ky eshte kulmi i hipokrizise. Dhe sa per pandemine, mjafton skandali i Lufthansa qe nje person normal ne logjik te kuptoje se cfare idioti kryeminister eshte!

  • Nardi: 22/04/2022 17:54

    Kryeministri i premtoj te gjithve qe ata qe u preken nga termeti do ti fuste te gjithe ne shtepi dhe jo ti linte ne qiell te hapur dhe kete fjal e mbajti kjo esht vetem deshira e tij te bej mir per vendin e tij.Mos flisni gjera kot

    Përgjigju
  • Petraq Muhaxhiri: 22/04/2022 17:47

    Nji her thoni qe atyre qe ju demtua shtepia nga termeti do ngelin pa shtepi se shteti nuk i vlereson pastaj kur shtepit jepen thoni qeveria i ben shtepit ngaqe nuk i vereson dhe i do votat?!?!?!Ndaje mendjen o Lorenc

    Përgjigju
  • Kela: 22/04/2022 17:46

    Shume familje qe humben shtepite e tyre nga termeti sot i gezojne shtepite e reja fale kryeministrit Rama

    Përgjigju
  • Alkid Likollari: 22/04/2022 17:45

    Pluhir esht hedhur boll. 1 artikull i vlefshem spo del ntreg. Gjitha shajn edhe perdorin faktin q po rindertohet negativisht. Duhet ti vije fundi kesaj farse.

    Përgjigju
  • lolo: 22/04/2022 17:43

    se kuptoj te japi thot pse jep te mos japi te thon pse mos i jet sedi ca te bej dhe ai i shkreti

    Përgjigju
  • Monda: 22/04/2022 17:43

    Qeveria ka qen shume e sakte Edi Rama nje kryeminister qe i mbajti te gjitha premtimet per familjet qe u preken nga termeti

    Përgjigju
  • Teuta: 22/04/2022 17:42

    Ben nder dhe gjen qeder i thon kesaj

    Përgjigju
  • Alfred: 22/04/2022 17:41

    Fol ti Lorenco fol po kryeministri i beri shtepite dhe ia dha celsat shume familjareve qe iu shkaterrua shtepia nga termeti duke mbajtur fjalen e dhene.Po ju do hidhni vrer sic e keni zakon se gje tjeter sju ka mbetur

    Përgjigju
  • Idi: 22/04/2022 17:41

    Ky eshte nje nga premtimet e rames qe te gjithe personat qe humben shtepit ate dite do te marin apartamente te reja duhet ti themi bravo te gjithe per kete gje

    Përgjigju
  • juli: 22/04/2022 17:41

    Rama po i bene banesa te reja atyre qe naten e tmerrshme te termetit ngelen ne rruge, fati i ketyre njerezve eshte qe kryeminister ishte dhe eshte edi rama qe fale tij te gjithe po behen me banesa te reja

    Përgjigju
  • Cani: 22/04/2022 17:40

    Qeverise nuk ke si ia hedh punen poshte. U shkatrrrua cdo gje nga trrmeti ne thumane dhe ne durres. Dhe prape qeveria i rindertoi dhe gjate kohes se rindertimit ai i ka ndihmuar keto familje duke i strehuar dhe dukeni ndihmuar nga ana ekonomike.

    Përgjigju
  • Endri: 22/04/2022 17:40

    Bravo per kto uniciativa zoti kryeminister

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?