Shëndeti

Lorik Cana jep mesazhin e tij për vaksinën anti-COVID: Mjeti i vetëm për të ‘luftuar’ pandeminë! E kam bërë pa hezitim për fëmijët dhe prindërit e mi

26 Tetor 2021, 09:38| Përditesimi: 26 Tetor 2021, 09:44

  • Share

Ish-kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, ka dhënë mesazhin e tij të fortë lidhur me vaksinën anti-COVID dhe rëndësinë e saj në “luftën” me pandeminë.

Futbollisti tregoi eksperiencën e tij me vaksinën, duke theksuar se për asnjë moment nuk ka pasur hezitime lidhur me efektet anësore të saj, apo edhe rezultatet, pasi ka qenë i sigurt se ajo të mbron nga COVI-19. Cana tha se ai e ka bërë vaksinën për të mbrojtur fëmijët, prindërit dhe njerëzit që e rrethojnë, ndërsa i ka inkurajoi të gjithë ta bëjnë atë.

Rrëfimit e futbollistit e ka publikuar kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social, Facebook.

“Mirëmëngjes dhe me rrëfimin e Lorik Canës për vaksinimin, si i vetmi mjet për të mbrojtur jetën, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Mesazhi i plotë i Lorik Canes: 

Mjeti më i mirë për ta përballur dhe luftuar dhe për ta tejkaluar këtë pandemi është vaksina. Dua të jem i sinqertë, duke thënë që nuk kam pasur asnjëherë dyshime rreth efekteve të vaksinës apo rezultateve të saja. Pavarësisht nëse të mbulon plotësisht apo pjesërisht, jam i sigurt që të mbron. Unë e kam bërë për të mbrojtur fëmijët dhe prindërit e mi. Vaksinat tani janë pjesë e përgjithshme e shoqërisë, fëmijët tanë marrin shumë vaksina, është mënyra për të jetuar në mënyrë më të shëndetshme dhe të fortë. Kam qenë menjëherë i sigurt, që përmes saj do të mbroj të afërmit e mi dhe të gjithë shoqërinë.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?