Los Angeles Lakers janë shpallur kampion në NBA duke u rikthyer pas dhjetë vitesh tek titulli kampion në basketbollin amerikan.
Lakers shfrytëzuan atë që quhet si match point i dytë dhe zyrtarisht i kanë dhënë fund serisë së finales së madhe në ndeshjen e gjashtë dhe fitojnë titullin numër 17-të në historinë e tyre në NBA amerikan. Në ndeshjet finale Los Angeles Lakers mposhtën Miami Heat që u detyrua të dorëzohet në duelin e gjashtë ndeshje të cilat i luajti të gjitha në maksimumin e mundësisë së saj.
Dueli i fundit u mbyll me rezultatin 106-93 për Lakers që asnjëherë nuk e vuri në diskutim fitoren finale. Ai që shkëlqeu më shumë se të gjithë tek ekipi i Lakers ishte LeBron James që koleksionon titullin e katërt kampion në basketbollin amerikan dhe po ashtu është shpallur për herë të katërt MVP i finaleve.
Ekipi i Lakers rikthehet tek titulli pas dhjetë vitesh duke koleksionuar të 17-tin në histori ndërsa një titull kampion që i dedikohet edhe Koby Bryant ndarë nga jeta rreth 10 muaj më parë/ Përgatiti Andi Kapxhiu.