'Los Blancos'/ Gjykata e Lartë nuk pranoi rekursin, Kushtetuesja i jep shpresë Manajt! Detyron Supremen të shqyrtojë çështjen

6 Prill 2022, 14:47| Përditesimi: 6 Prill 2022, 17:52

  • Share

TIRANË- Kushtetuesja ka marrë një vendim pozitiv ndaj të ashtuquajturit kreu i kartelit të drogës Gentjan Manaj ose i njohur ndryshe koka e ‘Los Blancos'.

Bëhet fjalë për një recurs të Manajt në Gjykatën e Lartë, i cili kërkonte heqjen e ekstradimit për në Itali, vendim i marrë nga gjykatat e mëparshme të Tiranës, e fundit ajo e Apelit.

Supremja nuk kishte pranuar rekursin me pretendimin se “Manaj, nuk plotëson kriteret formale, pasi është ushtruar nga mbrojtësi që nuk e kishte tagrin për ta ushtruar një të drejtë të tillë’.

Por në vendimin e zbardhur të Kushtetueses thuhet se: “Vendimi i Kolegjit Penal për mospranimin e rekursit, i kundërshtuar nga kërkuesi, është rrjedhojë e një tërësie shkaqesh që lidhen me veprimet dhe mosveprimet e organeve shtetërore, duke nisur me mosveprimet e IEVP-së Fushë Krujë, e cila duhej t`i përcillte një kopje të aktit të përfaqësimit organit procedues (prokurorisë ose gjykatës) dhe më pas të gjykatave, që nuk kanë hetuar dhe verifikuar në mënyrën e duhur përfaqësimin dhe tagrat e mbrojtësit, por edhe me sjelljen e vetë mbrojtësit të kërkuesit.”

Kushtetuesja vendosi dërgimin e çështjes për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë.  Fillimisht ekstradimin drejt Italisë u mor nga Gjykata e Tiranës, vendim që u la në fuqi nga Apeli. Pas kësaj u bë rekurs në Gjykatë të Lartë dhe nuk u pranua. Manaj nuk u tërhoq por e dërgoi çështjen në Kushtetuesen, duke pretenduar antikushtetueshmërinë dhe se ai nuk ishte identifikuar në lidhje me veprën penale. Sipas mbrotjësit të Manajt në atë kohë, prokuroria ka paraqitur një profil kripto-telefonik me pseudonimin “Bahamas”, por nuk e ka shpjeguar koincidencën me Gentianin.

Manaj 35 vjeç, i njohur edhe me emrin Myzafer dhe që  akuzohet se ka drejtuar një kartel shqiptar që trafikonte drogë nga Amerika Latinë në Evropë, në 15 shtator u arrestua në Shqipëri si pjesë e operacionit “Los Blancos”.

Ai u prangos pas një urdhri ndërkombëtar nga Interpol Roma në Itali, pasi gjykata e Firences kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë  “arrest me burg”. Drejtësia italiane e akuzon Manaj për “organizatë kriminale” dhe “trafik ndërkombëtar droge”.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlora1: 06/04/2022 20:59

    Meqe eshte dhe rasti le ta propozojne per president ose ta marin ata te kushtetueses per keshilltar.Reforma u be per ti nxjere drogmenet nga burgu ,apo per ti mbajtur ne burg?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?