Kolegji Zgjedhor

Politikë

Kërkuan ripërsëritje zgjedhjesh, LSI dhe PD çojnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën! Padi edhe për qarkun Vlorë

24 Maj 2021, 10:07| Përditesimi: 24 Maj 2021, 22:54

  • Share

Ashtu siç ishte paralajmëruar LSI ankimoi sot në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për qarkun Gjirokastër dhe Vlorë. Të njëjtën gjë ka bërë edhe PD për Gjirokastrën. Pas vendimit të marrë nga KAS që ka rrëzuar pretendimet e PD dhe LSI për Qarku e Gjirokastrës përfaqësuesit e këtyre dy forcave politike në KQZ kanë akuzuar se kjo është vendimmarrje politike dhe se do e ankimonin atë në Kolegjin Zgjedhor.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ vendosi me shumicë votash të anëtarëve që të rrëzojë kërkesat e PD dhe LSI për shpallje pavlefshmërie dhe rivotim duke lënë në fuqi rezultatin e votimit më 25 prill për Qarkun e Gjirokastrës i shpallur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

LSI ankimoi rezultatin e 25 prillit në Gjirokastër duke e argumentuar se vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve për ta karantinuar për 14 ditë qytetarët që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut, ka synuar që të godasë politikisht LSI-në në zgjedhje. Nga ana tjetër PD ankimoi rezultatin e 25 prillit në qarkun e Gjirokastrës duke kërkuya shpallje të pavlefshmërisë dhe rivotim në këtë qark me argumentin e PS-ja ka blerë masivisht votat nga individë me rekorde kriminale, se ka dhënë leje legalizimesh , ndihma ekonomike, pagesa për tërmetin për vota në favor të socialistëve, por që për KAS nuk kishte prova e fakte të mjaftueshme për të mbështetur ankimimin e tyre duke e rrëzuar atë.

Lidhur me rastet e dyshimta për votim të dyfishtë në Qarkun e Gjirokastrës, nënkomisionerja Shtetërore e Zgjedhjeve Lealba Pelinku, e cila është zgjedhur pas propozimit të Partisë Demokratike, ka shpjeguar se një pjesë e mirë e rasteve ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi dhe se pajisja e identifikimit biometrik nuk lejon votimin e dyfishtë.

Dy partitë e mëdha të opozitës aktuale kishin kërkuar shpalljen e rezultatit të pavlefshëm edhe në qarkun Vlorë me pretendimin se gjatë fushatës së zgjedhjeve qeveria shfrytëzoi administratën, burimet dhe shërbimet shtetërore duke i kushtëzuar ato në këmbim të votës.

Ankimimi i LSI në Kolegjin Zgjedhor për qarkun Gjirokastër

Ankimimi i LSI në Kolegjin Zgjedhor për qarkun Vlorën

Ora 20:30
Pas LSI edhe PD çon në Kolegjin Zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën! Përfaqësuesi i PD: Betejë me çdo mjet për zbardhjen e masakrës zgjedhore

Pas LSI edhe PD çon në Kolegjin zgjedhor vendimin e KAS për Gjirokastrën, e cila rrëzoi kërkesën për ripërsëritje zgjedhjesh. Përfaqësuesi i PD Marash Logu tha se kërkojnë pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve në Gjirokastër.

"Dorëzuam sot në Kolegjin Zgjedhor padinë kundër vendimit të KAS për Gjirokastrën, duke kërkuar pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve. Detyra jonë para shqiptarëve është të vazhdojmë betejën në çdo front, me çdo mjet dhe mundësi për zbardhjen e masakrës zgjedhore Rama-Doshi", shkruan Logu.

Ora 16:05
KAS rrëzoi kërkesën për ripërsëritje zgjedhjesh në Vlorë, LSI e ankimon në Kolegj Zgjedhor

Pasi KAS rrëzoi kërkesën ankimore të LSI për ripërsëritje zgjedhjesh në Vlorë, kryetarja e kësaj partie Monika Kryemadhi ka ankimuar vendimin në Kolegj Zgjedhor.

Dy partitë e mëdha të opozitës aktuale kishin kërkuar shpalljen e rezultatit të pavlefshëm dhe rivotimin në qarkun Vlorë me pretendimin se gjatë fushatës së zgjedhjeve qeveria shfrytëzoi administratën, burimet dhe shërbimet shtetërore duke i kushtëzuar ato në këmbim të votës.

Kujtojmë se para disa ditësh KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së PD për prova shtesë nga institucionet dhe e tjera publike, ndërsa ka pranuar kërkesën e LSI për të marrë informacion në sa qendra votimi nuk ka funksionuar pajisja PEI në këtë qark.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/05/2021 16:48

    Ore sa turp është që instuticjonet e Shqiptarve vazhdojn e meren me fundërrina të tilla si BUUÇJA monika kok madhja një fshatare ordinere, hajdute, imorale , injorante. Kto lloi plerash duhen zhdukur nga qarkullimi që Shqipria të bjeri në qetsi. Çdo Shqiptar e pa se kush është bastardi salmut bershurra apo dhe Amerika është e korruptuar për kto lloi qelbësirash. Zoti e bekoft Shqipërin halle madhe.

    Përgjigju
  • O tej: 24/05/2021 16:40

    Nga nga shku kjo Monik bachella?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?