LSI e Elbasanit drejt shkrirjes: Ish-drejtorët e rëndësishëm dhe 1400 anëtarë i bashkohen PS-së

8 Maj 2019, 09:41| Përditesimi: 8 Maj 2019, 09:45

  • Share

Drejtorët e LSI në rrethe, kanë kohë që i janë përveshur “punës” për të ndrequr gabimin, për tu rikthyer dhe anësarësuar tek partia “mëmë”. Në rrethe fenomeni shquhet për masivitetin e tij, duke boshatisur degët lokale, dhe duke mbushur sallat dhe takimet e eksponentëve të PS edhe me të larguarit nga partia e Monikës. Kështu plot 11 drejtorë të shkarkuar ose jo,(të maskuar deri sot) si dhe afro 1400 anëtarë të LSI në Elbasan, janë atashuar tek Partia Socialiste, e cila i ka “mirëpritur” ata duke i treguar Monikës se dega lokale atje ka mbaruar së ekzistuari.

Mosbindja ndaj kryetares si dhe situata alarmante, ka detyruar ata pak “lësëistë” të Elbasanit, ti kërkojnë Monika Kryemadhit “të sjellë me urgjencë Ilir Metën në bazë, ndryshe rrezikojmë shkrirjen”. Prej afro 4 muajsh, edhe ata pak drejtues dhe zyrtarë të LSI, të cilët kishin mbetur në “hije” të institucioneve pa u shkarkuar nga qendra, për “hatër” të ndonjë miqësie të vjetër, i janë bashkuar bashkë me 1400 të tjerë PS.

Dega e LSI në Elbasan ka vite që lëngon nga braktisja, qysh në momentin kur LSI ra në duart e Monikës, madje ndikim ka patur edhe fakti bashkimit me PD, në gjoja opozitën e bashkuar, dhe firmosja së fundi i një “aleance” kundër zgjedhjeve të 30 qershorit. Dega e LSI në Elbasan, (dikur e mbushur plot me punëkërkues) ka vite që mbetet pa kryetarin e saj, ka vite që drejtohet nga Haxhinasto, dhe së fundi nga vetë Monika Kryemadhi.

Mungesa e gjetjes së një emri të besuar, një njeriu besnik ndaj interesave të kryetares, si dhe mungesa e vlerësimit të atyre që vërtetë kontribuan në atë parti qysh nga fillimi deri sot, ka krijuar boshllëk, të cilin sipas një eksponenti të LSI “mund ta mbushë vetëm ardhja e Metës në parti dhe largimi i Doktoreshës”. E vetmja bashki e cila ka gjasa të fitohet nga LSI, mbetet ajo e Cerrikut në shkallë vendi, dhe kjo për faktin sepse kryetari asaj bashkie Altin Toska, e ka merituar me punë jo vetëm rikandidimin, duke qëndruar larg skutave klanore.

Por vlen të theksohet se Monika si kryetare e LSI, nuk është se ka ndikuar në rritjen, por përkundrazi në shkatërrimin e LSI në bazë, dhe veçanarisht në qarkun dhe qytetin e Elbasanit. Hyrja ose jo në zgjedhjet e 30 qershorit, mbetet një temë e mbyllur tashmë për (ish) drejtorët dhe 1400 ish-anëtarët e partisë së Monikës, të cilët të ardhmen e tyre e shohin tek PS, dhe jo tek aleanca e saj me Lulzimin, Fatmirin, Dashin, Agronin, Vangjelin dhe Shpëtimin. Kaotike dhe e pashpresë paraqitet situata e LSI edhe në Prrenjas, Librazhd, Peqin dhe Gramsh në qarkun e Elbasanit, ku pothuajse zyrat e marra me qera për 10 vjet apo të blera si “prona të partisë” tashmë janë kyçur.

Por aleatja e Lulzimit nuk ka probleme me partinë vetëm në qarkun e Elbasanit, por edhe në Durrës, ku rrjedhja drejt PS mbetet problemi më i madh për kryetaren Kryemadhi. Madje vajtja me urgjencë e saj 1 javë më parë në Durrës, ishte pikërisht për faktin se atje pothuajse dega lokale ka mbetur pa asnjë anëtar aktiv. Korça mbetet një tjetër qark ku LSI, ka 2-3 vjet që nuk ndjehet dhe duket gjëkundi. Dega lokale atje nuk dihet se cilin ka për kryetar, ndërsa në Bilisht, Pogradec dhe Ersekë, partia e Monikës thuajse nuk njihet fare.

E mbetur me pothuajse zero anëtarë dhe vetëm me kryetarët e emëruar nga kryetarja e partisë, duket se LSI po shkon drejt një plani të ri për mbijetesë politike, dhe këtë pritet që shumë shpejt ta vendosë vetë Meta, ndoshta pas humbjes së padiskutueshme të zgjedhjeve të 30 qershorit, për të patur një shkak për të larguar Monikën, apo edhe për tu (vetë) larguar me dëshirën e tij nga Presidenca./Tema/

Komento

Komente

  • xreport: 09/05/2019 04:41

    ahhhhh lajme te tilla lexofsha perdite omin

    Përgjigju
  • Ben Toronci: 08/05/2019 13:58

    Kujt po i rruhee taravolja?

    Përgjigju
  • LEQE LEQE LEQ REPORT Tv me musteqe: 08/05/2019 12:38

    raul qënke personalitet koment më madhështor ske ku e gjen. RRESPEKT.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 08/05/2019 11:59

    Ne p.... te se... ne te Theodhoriut shkofte LSI & CO

    Përgjigju
  • raul: 08/05/2019 10:12

    I perjetshem qofte kujtimi i sharebajgave te leshitdhise Kejdi dhembcakallja, Nora bythderrja gjithollg'ja, Floida surratufo, Erisa hundpinokja, Klajda surrattepsija, Luan qimeuriqi, Epshurr brahimkari,Silvi surratsalduara. I shkofshin prapa deri ne ferr Nafije fallxhores , doktoreshes horoskopike qe i mban perdite me tulla te nxehta me endrren e cmendur se do vijne ne pushtet me ndihmen e Flamur Herman Geringut apo Klevis Krricit te Faros

    Përgjigju
  • robi: 08/05/2019 10:02

    suksese dhe mirseardhje gjithe antareve te lsi-se te larguar nga Nafije dybeku Fallxhorja me doktorature fallco qe nuk di te lexoje nje numer me 6 shifra. largimi juaj nga banda e sharebajgave te leshitlikes eshte nje lajm i mire se leshidhise po pushon se ekzistuari dhe mallkuar qofte dita qe ne krye te leshitdhise erdhi Nafije cizmja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?