Opozita e bashkuar e terrorizuar nga perspektiva e humbjes së kontrollit mbi të gjitha bashkitë e vendit, nuk duket më e bashkuar. Partia e parë që po mohon betejën e bërë deri tani është LSI, që sot pranoi të shkojë në votime me 13 tetor, sipas datës së re të caktuar nga Presidenti i Republikës pa vendosur asnjë kusht. Vetëm e vetëm për të bllokuar zgjedhjet e së dielës, LSI është pra gati të harrojë edhe kushtin kryesor që kishte shtyrë opozitën e bashkuar të bojkotonte 30 qershorin, pra dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër.
Në përfundim të takimit me ish-shokun e partisë Ilir Meta, Petrit Vasili konfirmoi me kënaqësi se zgjedhjet administrative do të zhvillohen me 13 tetor, duke harruar të thotë se LSI pretendonte dorëheqjen e kryeministrit si kusht për të marrë pjesë.
""Cicëriu prap Rama. Ka ngecur tek foleja e çunave të Shijakut ku ngroh vezët e prishura të 30 qershorit. Klloçka kryeministër në 13 tetor janë zgjedhjet. Ndaj mblidhi vezët, haji dhe të bëfshin mirë".
Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së
Deklarata e Petrit Vasilit duket e koordinuar me ate te Presidentit Meta,i cili, duke iu pergjigjur gazetareve sqaroi se ai nuk mund te garantoje pjesemarrjen e te gjitha forcave politike ne zgjedhjet e 13 tetorit,por megjithate eshte i sigurte se ne te gjithe 61 bashkite do te kete te pakten nje kandidat alternativ.
Nga sa kuptohet ky kandidat do te jete i LSI-se, e vetmja force politike per te cilen Ilir Meta mund te jape garanci. Ja çfare tha konkretisht Meta:
''Unë nuk mund të garantoj se cili do të marrë pjesë dhe cili nuk do që të marrë pjesë. Unë dëshiroj që të gjithë të marrin pjesë, por në çdo rast unë jam i bindur se nuk do të ketë asnjë bashki në Republikën e Shqipërisë ku nuk do të ketë të paktën një kandidat alternativ! Pra, nuk do të kemi asnjë bashki ku do të ketë praktikisht votime pa kandidatë alternativë, sepse kjo është në kundërshtim me të gjitha detyrimet europiane, ndërkombëtare, që janë edhe të detyrueshme edhe nga ana ligjore të vendit tonë. Pra, jam i sigurt që nuk do të ketë asnjë bashki pa kandidatë alternativë''.
Ilir Meta
Në këtë pikë është shprehur edhe Partia Demokratike që dy javë më parë kishte siguruar se pa dorëheqjen e Ramës, nuk do të bëheshin zgjedhjet "as me 30 qershor, as me 30 korrik, as 30 shtator". Dhe me sa duket Lulzim Basha nuk ka ndryshuar qendrim, duke mos iu bindur dekretit të ri të Metës dhe duke insistituar që me Ramën si kryeminstër nuk ka zgjedhje
"Fundi i pandëshkueshmërisë së politikanëve të lidhur me krimin është kushti i panegociueshëm që ne t’u kthehemi proceseve politike. Ne nuk bëjmë marrëveshje me Edi Ramën, në asnjë rrethanë dhe në asnjë kusht. Në as nuk diskutojmë më me Edi Ramën në asnjë rrethanë. Tashmë ikja e tij është e vetmja rrugë për të zgjidhur krizën" tha Basha.
Po si nuk käne turp. Qe ne fytyre e kane te shkruar idiotesine ehe hajduterine..Jane bere gazi i botes dhe me keq do behen .. Likja me Titken .. O zot cfare kafkash te deformuara qe Brenda kane djallin ... Sy hajdutesh she delenxhijsh te pangopur.. O Zot, zhduki keto mostra nje ore e me pare qe te fillojme te shpetojme nga ky tmerr qe kemi kaluar!!!
PërgjigjuKy qe shiste vende pune me 1-3000 do vi koha qe do flasin te gjitha ato vajza e djem per keta te skrupurit qe ja kane mare gjakun me pikatore
PërgjigjuKaragjozi Lsi takon karagjozin e Lsi. Dhe akoma u duket sikur kanë gjë në dorë... Uh pika, pikaaa...
PërgjigjuMOOOOS kush e degjon tani lulin duke ju versulur LSI, mones dhe ilirit ?
PërgjigjuHahahah.., keta jane bere estrade profesioniste. Te jete per kauzen qe keni ngritur, eshte e drejte edhe pse e keni ngritur ju si opozite qe jeni shume me keq se Rama. Dhe si rrjedhoje duhet te jete dore heqja e Rames. Sepse keshtu si po e shtroni ju, i bie qe jeni bere pishman per mospjesmarrjen ne zgjedhje. Dhe ngaqe nuk ju doli plani me bojkotim apo me kerkesat qe shtroni, tani, nga frika e mbetjes jashte politikes krijuat nje date te re zgjedhje. Per kushtetute nuk e rruani fare ju. Mjafton te keni benefitet qe keni patur gjithe jeten.. Ptuuu rraca me e ndyre qe mund te kete nje shoqeri..
Përgjigjuhë mo hë, shkojini deri në fund tani. Mos e lëni në gjysë.
Përgjigju