Sport

‘Luajnë në ligat më të forta të Europës’, trajneri i Hungarisë: E respektojmë Shqipërinë, por është ‘treni i fundit’ për ne

9 Tetor 2021, 17:17| Përditesimi: 9 Tetor 2021, 17:21

  • Share

Trajneri i Hungarisë, italiani Marko Rosi, e konsideron si tepër të fortë përballjen me Shqipërinë, pasi sipas tij 11 futbollistët titullar të kuqezinjve luajnë në ligat më të forta të Europës, por pavarësisht kësaj ai thotë se ky është treni i fundit për ekipin e tij dhe do të synohet vetëm fitorja.

Si e shihni ndeshjen ndaj Shqipërisë, vjen edhe më e fortë?

Unë e kam thënë edhe kur mësuam emrat e grupit ku jemi se Shqipëria është një skuadër që ka 12 futbollistë që luajnë në Top Liga, në Itali, Spanjë, Angli. Hungaria nuk e ka këtë numër, por ka vetëm 4. Çfarë do të thotë kjo? Që duhet të humbim, të kemi frikë. Jam i bindur që do të luajmë si të barabartë, por nuk duhet të mendojmë se Hungaria është më e fortë se Shqipëria vetëm se është më lart në renditjen e FIFA-s. Hungaria është përpara në renditje sepse në tri vitet e fundit ka arritur rezultate më të mira. I respektojmë si skuadër, por duhet të them që nuk kemi aspak frikë nga ata, pastaj rezultatin e përcaktojnë shumë faktorë. Shpresoj të kemi fatin në anën tonë.

Çfarë duhet të ndryshojmë nga humbja në Elbasan?

Duhet të tregohemi më agresivë dhe dinamikë. Këto janë kryesoret. Gjithashtu duhet të përmirësojmë vendosjen në pjesën e mbrojtjes, duhet të tregojmë më shumë personalitet në disa situata. Gjithsecili duhet të marrë përgjegjësinë që të vrapojmë më shumë se kundërshtari dhe ta zhvillojmë lojën në gjysmëfushën e tyre. Kemi nevojë të përmirësohemi 360 gradë në aspektin taktik dhe në fazën e zotërimit të topit.

Sa shanse ka Hungaria për t’u kualifikuar?

Di të them se për ne ndeshja ndaj Shqipërisë është mundësia e fundit që kemi për të mbajtur gjallë shpresën për t’u kualifikuar. Do të bëjmë gjithçka për të fituar, por është një kundërshtar që duhet t’ia bëjmë llogaritë në fushë. Nëse ju kujtohet, kam thënë se Anglia do të jetë për vendin e parë, Polonia është forca e dytë e grupit dhe pastaj jemi ne me Shqipërinë. Duhet ta shohim ashtu siç është.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?