Këngëtarja e mirënjohur e njohur e viteve ‘80-‘90, Ludmilla Baballëku përmes një mesazhi që jep nga shtëpia përshëndet miqtë e muzikës në këto ditë të vështira. “
Le të jemi të gjithë bashkë, të qëndrojmë në shtëpi që të bëhemi pjesë e frenimit të virusit Covid- 19”, shprehet këngëtarja. Ludmilla Baballëku,e cila këndon për Report TV,“Këngën e Rinisë”, një nga hitet e viteve ’85.
Ludmilla Baballëku u shqua në festivalet e këngës në RTSH. Për herë të parë, ajo u ngjit në skenë e këtij festivali në dhjetor të 1984-s, në edicionin e 23-të me këngën "Bir dhe shok". Në Dhjetor të 1985-s, Ludmilla Baballëku morr pjesë në Festivalin e 24-të në RTSH me këngën "Faqendritur para historisë" dhe karriera e saj nisi në ngjitje ku nga njëri festival në tjetrin këndoi disa këngë që u kthyen në hite të kohës si "Na rrit Shqipëria"; "Kur Zbardh Agimi"; "Në emër të jetës"; “Lule e nusëruar", etj. Këngëtarja Baballëku pas viteve ’90, u shfaq më rrallë në skenën e festivalit, pasi ky dhe vetë festivali nisi ta humbiste shkëlqimin që pati në historinë e muzikës shqiptare. Ajo është vlerësuar nga kritika muzikore për timbrin e rrallë të zërit të saj.