Rreshtimi në krah të Berishës të disa deputetëve të partisë Demokratike, krijoi vakum në organet drejtuese të saj.
Lulzim Bashës, i cili zëvendësoi mbrëmjen e 23 dhjetorit anëtarët e kryesisë, sekretarët dhe zgjodhi kryetaren e re të Këshillit Kombëtar, do i duhet të zëvendësojë berishianët edhe në drejtimin politik në qarqe.
Nga 19 drejtues politikë, 9 prej tyre i janë bashkuar Berishës, mes të cilëve 5 vetëm në qarkun e Tiranës.
Basha duhet të zëvendësojë Aldo BumKin, Agron Shehajn, albana Vokshin Belind Këllicin dhe Flamur Nokën nga drejtimi politik në këtë qark, Edi Palokën në Durrës, Edmond Spahon në Korcë, Bujar Leskajn në Vlorë, e Tritan Shehun në Gjirokastër.
Në pikëpyetje është edhe Tomor Alizoti që deri më tani drejtonte Beratin, por që ka deklaruar se nuk do të rreshtohet as krah Bashës e as krah Berishës.
Drejtuesit politik që duhet të zëvendësojë Basha
Qarku i Tiranës Aldo Bumci, Agron Shehaj, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka
Durrës –Edi Paloka
Korçë- Edmond Spaho
Vlorë- Bujar Leskaj
Gjirokastër- Tritan Shehu
Për shkak se iu bashkuan Berishës, kreu PD ka shkarkuar më herët edhe 11 krerë degësh, të cilët përkohësisht janë zëvendësuar nga të tjerë funksionarë të strukturave lokale të demokratëve.