Dhjetra njerëz u vranë dhe u plagosën në sulmet ajrore izraelite në disa shtëpi në Beit Lahiya , në Rripin verior të Gazës. Lajmi i raportuar nga agjencia Reuters vjen nga mjekët vendas.
Shumë njerëz janë të zhdukur ose të bllokuar nën rrënoja, thanë mjekët. Mediat e Hamasit flasin për 57 viktima, por nuk ka një shifër zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza.
Ushtria izraelite nuk kishte asnjë koment, por ka akuzuar vazhdimisht mediat e Hamasit për ekzagjerim të numrit të të vdekurve.
Ndërkohë, senati amerikan i ka dhënë dritën jeshile shitjes së tankeve Izraelit
Këtë e kanë raportuar mediat amerikane. Masa, e cila do të ndalonte shitjen, u prezantua për shkak të frikës nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe numrit të tepërt të civilëve dhe fëmijëve të vrarë nga forcat izraelite në territoret palestineze. Pesëdhjetë nga 100 e kundërshtuan ndalimin, ndërsa 15 e mbështetën./La Repubblica